<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

6 simptomat e para të diabetit për ta kapur në kohë

Diabeti është një sëmu ndje që ndikon në aftësinë e trupit tuaj për të prodhuar ose për t’iu përgjigjur insulinës, duke rezultuar në sheqer të lartë të gjakut.

Simptomat e para mund të jenë aq delikate sa disa prej jush mund t’i konsiderojnë si të parëndësishme dhe të mos i kushtojnë rëndësi. Nëse nuk trajtohet, diabeti jo vetëm që mund të ulë cilësinë e jetës, por mund edhe të zvogëlojë jetëgjatësinë, prandaj është e rëndësishme ta diagnostikoni në kohë.

Ja simptomat e para që duhet të njihni:

1. Etje dhe urinim i shpeshtë

Shtimi i etjes (polydipsia) dhe urinimi (poliuria) janë simptomat më të zakonshme të diabetit. Kur jeni me diabet, veshkat nuk mund të thithin apo të apsorbojnë të gjithë sheqerin e tepërt.

Kështu sasia e sheqerit përfundon në urinë, duke marrë lëngje nga indet e trupit. Kjo shkakton etje dhe njëkohësisht urinim të shpeshtë.

2. Shtimi i urisë

Uria (polyphagia), së bashku me etjen dhe urinimin të përmendura më lartë, përbëjnë 3 shenjat kryesore të diabetit.
Nëse trupi juaj nuk prodhon mjaftueshëm insulinë, nuk mund ta konvertojë ushqimin në glukozë që qelizat tuaja përdorin për energji. Dhe kjo shkakton uri.

3. Lodhje

Një tjetër shenjë e zakonshme e diabetit është lodhja e vazhdueshme. Kur jeni me diabet, ju ndiheni të lodhur dhe të fjetur gjatë gjithë kohës për të njëjtën arsye që ju shkakton dhe urinë apo etjen: qelizat tuaja nuk kanë mjaftueshëm glukozë për t’u përdorur për energji. Dehidrimi i shkaktuar nga urinimi i shpeshtë gjithashtu sjell lodhjen.

4. Shikim i paqartë

Shikimi i paqartë nuk është vetëm shenjë e një problemi serioz të syve, por mund të jetë edhe një shenjë e hershme e diabetit.

Këto ndryshime në sy janë zakonisht të korrigjueshme, ja pse është e rëndësishme të normalizohet niveli i sheqerit në gjak. Nëse diabeti nuk trajtohet, këto ndryshime mund të përparojnë dhe të çojnë deri në verbëri.

5. Humbje peshe e papritur

Humbja e papritur e peshës është kur një personi i ndodh të humbasë kilogramë dhe një peshë të konsiderueshme pa ndihmën e dietave ose ushtrimeve.
Meqenëse trupi juaj nuk mund ta përdorë glukozën si një burim energjie, ai fillon djegien e yndyrës dhe muskujve për energji, duke shkaktuar rënie në peshë.

Dehidrimi gjithashtu kontribuon në humbjen e papritur të peshës, pasi trupi juaj përdor të gjitha lëngjet në dispozicion për të prodhuar urinë. Humbja e papritur e peshës është shenjë e zakonshme e diabetit të tipit 1, por mund të prekë edhe njerëzit që vuajnë nga diabeti i tipit 2.

6. Pl agët mezi mbyllen

Pl agët e hapura e që mezi mbyllen janë simptomë e diabetit. Sheqeri i lartë i gjakut jo vetëm që rrit inflamacionin në pl agë, por gjithashtu çon në qarkullimin e dobët të gjakut, duke e bërë të vështirë për gjakun të arrijë dhe të rigjenerojë zonat e dëmtuara të lëkurës.

postbck postbck

Recent Posts

Nata e fundit e Ismail Qemalit: “I hodhën helm në kafe…”

  Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…

1 hour ago

Zbulohet çmimi i telefonit që mban baterinë rreth një muaj, ja kur do të dal në treg

    Kompania franceze Avenir Telecom ka lansuar Energizer P30K Apex, një telefon inteligjent të…

2 hours ago

I ishin bllokuar zorrët, mjekët në Florida gjejnë në barkun e maces 26 lidhëse flokësh

  Një shoqatë shpëtimi kafshësh në Florida, tha se një mace 6-vjeçare iu nënshtrua një…

2 hours ago

Ky është ilaçi i nxjerrë nga farat e rrushit që mund të ndihmojë njerëzit të jetojnë deri në 150 vjet

  Ilaçi i nxjerrë nga farat e rrushit mund të jetë hapi i parë drejt…

2 hours ago

Iftarllëku një herë e një kohë

Nga: Tahir N. Dizdari (1900–1972), orientalist dhe folklorist Përshkruaj disi me detaje si u shtronte…

20 hours ago

Shqipëria, Iliria e dikurshme, nga Roma te Perandoria Osmane, një histori lufte shekullore

SHQIPËRIA, ILIRIA E DIKURSHME, NGA ROMA TE PERANDORIA OSMANE, NJË HISTORI LUFTE SHEKULLORE Shqipëria, në…

2 days ago