Nga Aurenc Bebja/“Le Globe” ka botuar, të dielën e 21 dhjetorit 1879, në faqen n°4, rrëfimin e gazetës greke “Neologos” për Ali Pashë Gucinë dhe ndërhyrjen e tij asokohe për të mbrojtur territoret e Plavës dhe Gucisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Lidhja shqiptare, askush s’bën sikur nuk është në dijeni të saj në Kostandinopojë, pra nuk është një mit, ne hasim një provë goditëse të saj në faktet e mëposhtme të raportuara nga gazeta greke “Neologos”:
Një mysliman, Ali Beu, i cili ka një influencë të madhe, së fundmi mblodhi në një takim të madh mes shqiptarësh, bashkatdhetarët e tij, në “Bodchi – Guci”, një fshat fqinj të Plavës. Njëzëri, të gjithë të pranishmit votuan deklaratën e mëposhtme:
“Sulltani dhe fuqitë duhet të paralajmërohen se kombi shqiptar, për asnjë arsye të vetme, nuk do të mbështesë që rrethet (distriktet) e Gucisë dhe të Plavës t’i jepen kujtdo : këto janë me të vërtetë çelësat e pozicionit ushtarak të Shqipërisë së Epërme. Kombi shqiptar u bën thirrje fuqive që nënshkruan traktatet e Berlinit për të kompensuar Malin e Zi me pjesë të tjera territoresh.
Për më tepër, po i njëjti Ali Bej urdhëroi guvernatorin e Shkodrës pothuajse në të njëjtën kohë të parandalojë hyrjen e trupave osmane në Plavë dhe Guci. Vetë mullahët (hoxhallarë me shkollë), në këtë rrethanë, nxitën popullin për të bërë një demonstrim për ruajtjen e integritetit të territorit shqiptar. Çrregullimi u bë shpejt kërcënues dhe ushtria mori urdhrin të përdorte armët në rast nevoje.
Kalcifikimi ndodh kur në trup grumbullohet kalcium në vende ku nuk duhet, si në inde…
Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe rregullimi i marrëdhënieve me kafshët: një vështrim studimor Kanuni i…
Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit…
Më 23 mars 1989 ndodhi një nga momentet më të rënda politike në historinë moderne…
REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…
Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…