Kolla, veçanërisht kolla e thatë është shumë e sikletshme.
Ajo është irrituese për fytin. Kolla e thatë shkaktohet nga viruset, gripi dhe e ftohura, por mund të jetë simptomë e alergjive apo irrituesve të ndryshëm të fytit.
Për t’i shpëtuar kollës së thatë, duhet të përgatisni pijen e mëposhtme.
Përbërësit:
1 lugë çaji me shafran pluhur (të cilin e gjeni në markete), 3 limonë, 3-4 cm xhenxhefil në copa, 2-3 lugë çaji mjaltë
Përgatitja
Qërojeni xhenxhefilin, prijeni në copa të vogla dhe vendoseni në një mikser. Shtrydhni limonët dhe lëngun e tyre shtojeni në mikser. Më pas shtoni shafranin e Indisë dhe përziejini deri sa të formohet një pastë e mirëfilltë, të cilën mund ta ruani në një kavanoz qelqi në frigorifer.
Për përdorim, merrni një lugë gjelle nga kjo pastë dhe treteni në një gotë ujë të ngrohtë. Përziejeni mirë, kullojeni, shtoni dy ose tre lugë çaji me mjaltë dhe pijeni.
Vlerat e përbërësve
Xhenxhefili ka ndikim të menjëhershëm kundër kollës dhe irritimit të fytit. Limoni përmban sasi të larta të vitaminës C që forcon imunitetin. Shafrani i Indisë lufton bakteret dhe viruset. Mjalti është një nga kurat më të mira natyrale të kollës.
🔴LAHUTARI SHQIPTAR 🇦🇱NGA VITI 1934!🔴 🔴Xhemajl Zogaj (më shpesh i njohur si Xhemail Zogić ose…
Ariu dhe gjumi i madh i dimrit: Mit apo e vërtetë? Çfarë ndodh në të…
Ndryshime relativisht të vogla në stilin e jetesës mund të ndihmojnë në mbajtjen nën…
Me ardhjen e ditëve më të ftohta, xhamat e mjegulluar bëhen problem i…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…