<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Stela e Flavius Kapitonit të vrarë nga kryengritësit dardan

Haxhi MEHMETAJ


Mbishkrimi flet për fatin tragjik të robit të liruar Flavio Kapitonit, të cilin e vranë brutalisht latronët, siç thuhet në mbishkrim, në vendbanimin Dasmini, rrugës për në qytetin Viminacium. Ndërsa stelën të birit ia ngriti e ëma Flavia Valentinia. Latronët – kryengritësit dardan shfaqen në shek. II. pas Krishtit, fillimisht në Dardaninë Perëndimore (Rrafshin e Dukagjinit) e më vonë u shtinë edhe në pjesë tjera të Dardanisë. Ishin kundër kulturës romake e gjuhës latine dhe luftonin asimilimin. Benin luftë guerile.


Në kishën katolike të Shën Gjon Pagëzorit të fshatit Zllakuqan të komunës së Klinës ka qenë e murosur një stelë antike, e cila është mjaftë më interes qoftë për nga paraqitja relievore e portretit të ndjerit, qoftë për nga përmbajtja e mbishkrimit. Stela është dërguar në gjysmën e parë të shek. XX Muzeun e Maqedonisë veriore në Shkup, sikurse shumë monumente të trashëgimisë sonë arkeologjike, ku ndodhet edhe sot e kësaj dite. Ajo është punuar nga mermeri. Përmasat e saj janë sa 134 x 73 x 28cm. Është thyer në anën e poshtme dhe në anën e majtë të sipërme. Përbehet nga skema e edikulës dhe fushës së mbishkrimit. Edikula më kornizë pesëkëndëshi eshë përkufizuar më dy gjysmë palmeta dhe dy kolonada, të cilat mbajnë harkun e zbukuruar më lule të stilizuara në trajtë gotash.


Brenda në edikulë, në reliev të imët është skalitur portreti i një burri më sy e vesh të mëdhenj, ndërsa tiparet e tjera të fytyrës nuk dallohen mirë për shkak të dëmtimit të stelës. Burri ka të veshur këmishë më mëngë të gjata, më pala të valëzuara, sipëri të cilit ka të hedhur një mantel më pala drejta, të kopsitur në supin e djathë më një fibulë të rrumbullaket. Palat e mantelit siç duket përfundojnë më theka të stilizuara në formë ornamentesh të gjysmë rombeve.
Në fushën e profilizuar të mbishkrimit, të rrethuar më motivin e hardhisë së rrushit është skalitur mbishkrimi: D(is) m(nibus)/Fl(avio) Kapitoni liber-/to qui casa Vimi-/nacium Dasmini a/latronibus atro-/cissima(m) mortem/(per)pessus est. Fl(avio) Va-/lentina) mater filio/(po)s(uit ?).


Mbishkrimi i takon shek. III pas Krishtit. Ai flet për fatin tragjik të robit të liruar Flavio Kapitonit, të cilin e vranë brutalisht latronët, siç thuhet në mbishkrim, në vendbanimin Dasmini, rrugës për në qytetin Viminacium. Ndërsa stelën të birit ia ngriti e ëma Flavia Valentinia.


Latronët – kryengritësit dardan shfaqen në shek. II. pas Krishtit, fillimisht në Dardaninë Perëndimore (Rrafshin e Dukagjinit) e më vonë u shtinë edhe në pjesë tjera të Dardanisë. Ishin kundër kulturës romake e gjuhës latine dhe luftonin asimilimin. Benin luftë guerile.


Stela e Zllakuqanit ( Dizajn: Dukagjin Mehmetaj) /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

“Vape” në duart e adoleshentëve – një realitet shqetësues që duhet të jetë ALARM për të rriturit

OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…

6 hours ago

Lufta për mbijetesë në natyrë – ujku dhe karibuja

Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…

1 day ago

Syzet inteligjente dhe inteligjenca artificiale – mënyrë e re për të mashtruar në provime

Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…

1 day ago

Si dhe kur të ujiten pemët e reja?! Kujdes mos e bëni këtë gabim…

  Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…

1 day ago

Një grusht rërë mund ta shpëtojë kopshtin?! Habit studimi…

  Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…

1 day ago

Një ilaç me bazë bimore po ndryshon luftën kundër duhanit

  Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…

1 day ago