Mashtrimi më i fundit në Shtetet e Bashkuara ka të bëjë me kartën e vaksinimit ndaj Covid-19.
Autoritetet po paralajmërojnë qytetarët e imunizuar që të mos e publikojnë në internet certifikatën e tyre. Në to ka informacione personale, si emri i plotë, datëlindja dhe ku është injektuar vaksina.
Mashtruesit nuk mjaftohen vetëm me këto të dhëna, por e përdorin atë si model për të krijuar certifikata false. Një metodë e njëjtë është raportuar edhe në Mbretërinë e Bashkuar.
Autoritetet amerikane paralajmërojnë se është vetëm çështje kohe përpara se një praktikë e tillë të nisë edhe në SHBA. Ata rekomandojnë që në internet të publikohen vetëm fotografi gjatë vaksinimit ose të krahut ku është bërë injektimi. /A2CNNParalajmërimi në ShBA: Mos shpërndani kartën e vaksinimit në rrjete sociale
Shpeshherë duart janë një tregues i rëndësishëm në atë se çfarë ndodh në…
Ngrënia e një molle para gjumit ose si një vakt i lehtë në mbrëmje mund t’ju…
Një zakon i thjeshtë që shumë njerëz e neglizhojnë është lënia e një…
Goditja në tru është një urgjencë mjekësore që ndodh kur furnizimi me gjak…
A duhet të shmangin kafenë personat me grupin e gjakut zero? Një teori…
Nxehtësia e telefonit është një problem që mund t’i ndodhë kujtdo, sidomos gjatë…