Albanopoli qytet ilir, qendër e fisit të Albanëve, që përmendet për herë të parë në mesin e shek. II të e.s. nga Ptolemeu, i cili përcakton dhe koordinatat e shtrirjes së tij. Është lokalizuar me rrënojat e qytetit ilir të Zgërdheshit (në afërsi të Krujës). Emri i qytetit dhe i fisit të albanëve që krijuan atë, u ruajt në mesjetë e deri në ditët tona duke i dhënë emrin gjithë trevës ku shtriheshin Ilirët e Jugut – Albania. Albanopoli ndodhet në një kodër në afërsi të fshatit Zgerdhesh të Krujës. Qyteti ishte qendra e fisit ilir, albanët, që jetuan aty në shekullin e dytë dhe të tretë pas Krishtit. Nga emri i këtij fisi ilir vjen edhe emri i vendit, Shqipëri.
Rrënojat e qytetit antik të Zgërdheshit gjenden në jug-perëndim të Krujës, pranë vendit të quajtur Halilaj. Një rrugë automobilistike fshati, që kthehet djathtas në gjysmën e rrugës FushëKrujë – Krujë, të çon pas pak minutash në rrëzë të rrënojave të Zgërdheshit. Faqja e kodrës në të cilën shtrihej qyteti, ka formën e një trekëndëshi dybrinjësh me kulmin nga lindja. Nga kjo anë qyteti lidhet me vargun e kodrave që zbresin nga mali i Krujës. Në veri, kodra kufizohet nga përroi i Çinarit, kurse në jug prej atij të Lanës.
Të dy këta përrenj të vegjël kanë krijuar në këto anë pjerrësi dhe buzë të thepisura shkëmbore, të cilat formojnë një mbrojtje të mirë natyrore për një vendbanim të hershëm. Ndërsa drejt perëndimit kodra zbriste ëmbël duke përfunduar nga kjo anë me një terren të sheshtë. Kodra mbi të cilën u ngrit qyteti i Zgërdheshit kishte një pozitë dominuese mbi gjithë hapësirën që shtrihej para saj; ajo u përgjigjej në një farë mase kërkesave të mbrojtjes dhe kishte në vend gurin për nevojat e fortifikimit dhe ndërtimet e qytetit. Nga ana tjetër pika e zgjedhur ishte pranë rrugëve që përshkronin krahinën nga bregdeti në thellësi të vendit dhe nga jugu në veri e anasjelltas . Këta faktorë përcaktuan zgjedhjen e vendit, por edhe faktorët e karakterit gjeografik-ekonomik luajtën rol vendimtar në lindjen dhe zhvillimin e këtij qyteti antik. /Monuments of Albania/
Një studim i fundit sugjeron se konsumimi i lëngut të panxharit mund të ndikojë…
Në fillim të viteve ’70, Enver Hoxha, i prekur nga diabeti dhe probleme të…
Bomba në ambasadën sovjetike ishte justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22…
Rreth 3,000 anije në muaj kalojnë normalisht nëpër Ngushticën e Hormuzit në Lindjen e…
Të thjeshta, ekonomike dhe të mbushura me vlera ushqyese, vezët e ziera janë…
Një rreth në Zalaegerszeg në perëndim të Hungarisë ka kushtuar 1.5 milionë euro nga…