<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Çka fshehet pas pikturës së Pikasos

Një grup shkencëtarësh ka përdorur mënyra të shumta drite për të zbuluar hollësitë e fshehura nën sipërfaqen e dukshme të pikturës së  arstistit spanjoll Pablo Picasso.

Ata kanë studiuar pikturën kryevepër “La Misereuse accroupie”.

Studiuesit kanë zbuluar gjetjet e tyre në konferencën e të shtunës, në takimin vjetor katërditor të Shoqatës Amerikane për Avancimin e Shkencës të mbajtur në Austin të Teksasit.

Piktura e vajit e vitit 1902, në pronësi të Galerisë së Arteve të Ontarios (AGO) në Kanada, përshkruan një grua të përkulur dhe tëzhveshur, të pikturuar në të bardhë, të kaltër, gri dhe në të gjelbërt.

Hulumtuesit përdorën teknika të imazhit portativ jo invaziv, duke përfshirë imazhe hiperspektoriale të reflektimit infra të kuq dhe pastaj një instrument imazhimi me fluoreshencë me rreze X për të detajuar ato imazhe të varrosura.

Ata gjetën se Pikaso kishte pikturuar mbi një tjetër pikturë, duke përdorur disa nga format e peizazhit në përbërjen e tij përfundimtare. Për shembull, Picasso inkorporoi linjat e skajit të shkëmbinjve në pjesën e prapme të gruas.

Pikaso bëri gjithashtu një ndryshim të madh përbërës, tregoi studimi. Artisti fillimisht e pikturoi gruan me krahun e djathtë dhe me dorën që mbante një disk, por më pas i mbuloi me mantelin e saj në punën përfundimtare.

“Pikaso nuk kishte shqetësime rreth ndryshimit të gjërave gjatë procesit të pikturës”, tha Marc Ëalton, një profesor i shkencave kërkimore shkencore dhe inxhinierike në Universitetin Northëestern.

Shkencëtarët tani janë duke u marrë me detajet dhe me gjetjen e ndikimit dhe procesit që ka bërë Pikaso në pikturë.

postbck postbck

Recent Posts

Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e tensionit? Ja çfarë tregojnë studimet

  Një studim i fundit sugjeron se konsumimi i lëngut të panxharit mund të ndikojë…

3 hours ago

Tiranë, 1972: Misteri i vdekjes së 27 foshnjave në maternitet… a kishte dorë Enver Hoxha?

  Në fillim të viteve ’70, Enver Hoxha, i prekur nga diabeti dhe probleme të…

4 hours ago

A e vrau Mehmet Shehu më 1951 Jonuz Kacelin? Ç’ndodhi 5 ditët e hetuesisë, dëshmia! Pushkatimi i 22 intelektualëve

  Bomba në ambasadën sovjetike ishte justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22…

5 hours ago

Pse është kaq e rëndësishme Ngushtica e Hormuzit?

  Rreth 3,000 anije në muaj kalojnë normalisht nëpër Ngushticën e Hormuzit në Lindjen e…

5 hours ago

Çfarë ndodh nëse hani çdo ditë vezë të ziera?

    Të thjeshta, ekonomike dhe të mbushura me vlera ushqyese, vezët e ziera janë…

5 hours ago

Rrethi që nuk të çon askund që kushtoi 1.5 milionë euro

  Një rreth në Zalaegerszeg në perëndim të Hungarisë ka kushtuar 1.5 milionë euro nga…

6 hours ago