<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ballkani quhej Scandrebeco – Zbulohet harta e vitit 1455

Një rast tjetër i ngjashëm kur territoret përcaktohen me emrin e një njeriu mund të jetë vetëm në rastin e Amerikës.

Por ndodh edhe me heroin tone kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, në këtë hartë të vitit 1455, kushtuar Papës Nikolla V në të cilën territori i Ballkanit ndeshet me toponimin Scandrebeco.

“Zbulimi o kësaj harte ka qenë një nga gjërat më fatlume që më ka ndodhur në jetën time. Bëhet fjalë për një toponim në zemër të Ballkanit jugor ku në qendër të kësaj hapësire midis detit Adriatik dhe detit Egje ndodhet toponimi Scandrebeco”, shprehet Artan Shkreli, arkitekt, studiues i hartografisë së Mesjetës.

Është një rast i jashtëzakonshëm ku emri i një territori të identifikohet me emrin e një figure, i cili identifikohet me popullin e tij dhe me frikërat metropolitane të Evropës së asaj kohe.

“Harta është bërë në 455 nga Bartolomeo Pareto, i cili ishte një hartograf që furnizonte Vatikanin me hartat gjeografike. Ishte një njeri i afërt i Papës Nikolla V”, tha Artan Shkreli, arkitekt, studiues i hartografisë së mesjetës.

Kemi të bëjmë me dy gjenovezë.

“Ky është motive që Gjenova është paraqitur kaq e madhe në hartë në raport me qytetet e tjera, sepse i jep rëndësi këtij fakti. Padyshim që Gjenova në SHek XV ishte një nga qytetet më të rëndësishme të Evropës, sepse ishte Republikë. Sikurse Venediku. Ishin Republika detare të cilat kontrollonin rrugët e Mesdheut”, sqaron Artan Shkreli, arkitekt, studiues i hartografisë së mesjetës

“Skënderbeu paraqitet si një hero europian këtu. Sikurse ai ka qenë një hero europian i rëndësishëm. Dhe kjo hartë fashit në mënyrë definitive përpjekjet për të thënë që Skënderbeu u bë mit pas vdekjes së tij. I gjithë enfatizimi i kësaj figure bërë pas vdekjes ishte shumë më e vogël nga çka ai përfaqësonte në të gjallë të tij”, shprehet Artan Shkreli, arkitekt, studiues i hartografisë së mesjetës.

Kjo hartë do të qëndrojë e ekspozuar për publikun dy javë në COD në Kryeministri. Më pas ajo do të kthehet në Bibliotekën Kombëtare Qendrore të Romës, ku do të ruhet në rafte speciale.

postbck postbck

Recent Posts

Arti i thurjes me grep, një nga vlerat e trashëgimisë sonë artizanale drejt UNESCO-s

    Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat,…

1 hour ago

Mos flini kështu! Një zakon i thjeshtë gjatë natës mund të rrisë rrezikun për glaukoma?

  Pozicioni i kokës gjatë gjumit mund të ndikojë më shumë sesa mendoni në shëndetin…

1 hour ago

Ja çfarë mund t’i ndodhë foshnjës pas shpimit të veshëve…

  Shpimi i veshëve tek foshnjat mbetet një temë e debatueshme për shumë prindër. Ja…

2 hours ago

Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë!

  Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë! Nga Lira Gjika Mbylle gojën Kjo…

2 hours ago

Himara, krahinë arbërore e dokumentuar në burime osmane dhe veneciane

    Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në Dritare TV, theksoi se Himara është një…

2 hours ago

Historia e Carlo Tosit, mjekut italian që gjatë Luftës së Dytë Botërore zgjodhi të luftonte krah partizanëve shqiptarë!

  Pas vendimit për të mos u dorëzuar, ushtarët italianë në Shqipëri nuk mbetën të…

2 hours ago