Fjalët e urta popullore përbëjnë një nga pasuritë më të bukura që vendi ynë ka trashëguar brez pas brezi.
Ato kanë dalë nga qytete të ndryshme të vendit, dhe nëpërmjet tyre secili nga ne mund të nxjerrë një mësim të mirë për jetën.
Më poshtë po ju rendisim disa nga thëniet më të bukura shkodrane:
• Prej fmijës dhe budallës mësohet e vërteta.
• Fukaraja ma mirë mos leftë.
• Aj mend xixi mend, as për vedi as për kënd.
• Lype – s’ta japin; merre – s’t’thojnë gja.
• Kur s’ke pula mos ban “ish”.
• Ka thanë frati shko te shtrati n’mos t’marrtë gjumi t’pushon shtati.
• Grueja asht si gjarpni nën jastek.
• Deka me nder asht kapak florini.
• Ç’ka del prej mice gjun për mij…
• A ke pa me fjetë?
• Kryet thi e menden fmi.
• Zoti të dhashtë bereqet n’tru
• T’bana bir, me hjekë mirë; m’dole dreq me hjekë keq.
• Mendja e madhe e zeza e t’zot.
• Inatin e mramjes, lene për nadje…
• Gungaçit vetëm vorri ia drejton samarin…
• E han marren me bukë.
• Bane t’mirën e hidhe n’det, n’mos ta dit’t peshku, ta din Zoti vetë.
• I buti – si muti.
• Kur s’ka njeri mend ka kamë.
• Kmisha me arrna e trupi me barna s’mbahen.
• Zemra m’don – betha s’ma mban.
• Vesha – kopilesha.
• Malli i mirë shitet afër.
• Kush ka mik ka çiflik.
Një studim i fundit sugjeron se konsumimi i lëngut të panxharit mund të ndikojë…
Në fillim të viteve ’70, Enver Hoxha, i prekur nga diabeti dhe probleme të…
Bomba në ambasadën sovjetike ishte justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22…
Rreth 3,000 anije në muaj kalojnë normalisht nëpër Ngushticën e Hormuzit në Lindjen e…
Të thjeshta, ekonomike dhe të mbushura me vlera ushqyese, vezët e ziera janë…
Një rreth në Zalaegerszeg në perëndim të Hungarisë ka kushtuar 1.5 milionë euro nga…