<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Përzierja perfekte për imunitetin, mos e ndani këtë tonik natyral me limon dhe xhinxher

Një nga masat parandaluese që ISHP ka sugjeruar është konsumimi i sa më shumë lëngjeve, për të ndihmuar sistemin imunitar. Në këtë periudhë zgjidhja perfekte për të ndenjur të hidratuar është konsumimi i sa më shumë lëngjeve. Përgatitja e lëngjeve në shtëpi është një nga mënyrat më të mira se si ju mund të qëndroni të mbrojtur gjatë ditës.
AgroWeb.org ju sygjeron një nga recetat e pijeve më të shëndeteshme që do t’ju shoqërojë përgjatë këtyre ditëve ku viruset duket se po përhapen në mënyrë shqetësuese.

Përbërësit
5 limona
2 lugë gjellë lëkurë limoni e grirë

255 gr sheqer
14 gr xhinxher i grirë ose dy copa të vogla xhinxher i freksët
1 litër ujë
gjethe mente

Përgatitja
Një nga përbërësit që e bëjnë këtë limonatë kaq të veçantë është lëkura e limonit kështu që filloni nga ky hap. Grini imët me rende lëkurën e limonit derisa të fillojë të dukët pjesa e bardhe e lëkurës. Më pas vazhdoni duke shtydhur limonët derisa të mbushet një gotë e madhe me lëng. Nëse sasisa e parashikuar në këtë recetë nuk mjafton për të mbushur gotën përdorni limonë shtesë. Përzieni në një enë lëngun e limonit me lëkurat e grira, sheqerin dhe xhinxherin. Xhinxheri mund të jetë në pluhur ose i freskët, por kjo nuk do të ndikojë në shijen e pijes tuaj në asnjë rast.

Hidhini ujë të nxehtë përbërësve dhe trazojini derisa sheqeri të shkrihet plotësisht. Pasi sheqeri të jetë shkrirë mbulojeni enën me kapak dhe lëreni të pushojë derisa të arrijë temperaturë ambienti. Më pas futeni në frigorifer për 3 orë në mënyrë që përbërësit të marrin shijen e njëra tjetrës.

Vendoseni në enën në të cilën doni ta shërbeni dhe shtojini disa gjethe mente. Limonata me xhinxher mund të konservohet në frigorifer deri në katër ditë. Mënyra më e mirë e konsumimit të saj është ta përgatisni të freskët sa më shpesh të jetë e mundur./ AgroWeb.org

postbck postbck

Recent Posts

Studiuesja vdiq në Rusi, a po përgatitet bota për një pandemi të radhës?

    E gjitha filloi me një infeksion aksidental në një laborator në Siberi. Daria…

5 minutes ago

Uji i arrave, receta që bën “mrekulli” për shëndetin dhe trajton këto probleme shëndetësore

    Studimet tregojnë se konsumi i rregullt i ujit të arrave mund të ndihmojë…

24 minutes ago

Studimi: Pse nuk duhet ta pini kafenë dhe çajin shumë të nxehtë!

    Pirja e çajit dhe kafesë shumë të nxehtë mund të trefishojë rrezikun për…

52 minutes ago

Këto janë arsyet pse prindërit nuk duhet të shtojnë kripë në dietën e foshnjës së tyre

    Shumë prindër duan të përmirësojnë shijen e ushqimit për foshnjat e tyre, kështu…

18 hours ago

Çfarë i ndodh trupit nëse hani molla çdo ditë?

    Molla është një nga frutat më të njohura në botë për shkak të…

18 hours ago

A është e dëmshme aroma në makinë?

    Me pajisje serioze, ekspertët e ADAC në laboratorin e tyre përcaktuan se aroma…

2 days ago