<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Kjo është shtëpia ku Shekspiri e shkruajti romanin “Romeo dhe Xhuljeta”

Shtëpia e Shekspirit në Londër, në të cilën ka shkruar veprën “Romeo dhe Xhuljeta”, sapo është zbuluar falë kërkimeve më të fundit.

Historiani  Xhofri Marsh ka një dhjetëvjeçar që analizon të dhëna të ndryshme për të kuptuar me saktësi se ku jetonte Shekspiri gjatë viteve 1590.

Marsh i nisi kërkimet menjëherë pasi u zbulua teatri elizabetian në Shorediç të Londrës Lindore, 2008. Historiani donte të dinte nëse Shekspiri ka qenë ende gjallë kur veprat e tij po shfaqeshin në atë teatër.

Studimet e mëparshme kanë dhënë idenë se Shekspiri ka jetuar në Londrën Qendrore, pranë Stacionit të Rrugës Liverpul, pasi u shfaq në regjistrat e taksapaguesve në vitet 1597-98. Por vendi i saktë nuk u identifikua asnjëherë.

Sipas Marsh, provat sugjerojnë se Shekspiri ka jetuar në një banesë me pamje nga oborri i kishës së Shën Helenës, në atë rrugë, si qiramarrës i “Kompanisë së Lëkurëshitësve”, një grup që organizonte tregtinë elizabetiane të lëkurës, transmeton TCH.

Gabimet në të shkruar e bënë të vështirë deshifrimin e dokumenteve, por Marsh arriti të analizonte të dhëna të ruajtura me cilësi vërtet mbresëlënëse, që nga vitet 1550.

“Vendi ku Shekspiri jetonte në Londër na jep një kuptim më të qartë të aspiratave të tij në lidhje me punën dhe jetën private”, tha Marsh, i cili është edhe drejtor i Departamentit të Teatrit dhe Interpretimit te Muzeut “Viktoria dhe Albert”.

Ai shton se të jetuarit në një qytet si Londra e kanë rritur statusin e Shekspirit teksa zhvillonte karrierën, duke kërkuar një emblemë familjare dhe duke bërë plane që të jetonte në një shtëpi të shtrenjtë në Stratford.

postbck postbck

Recent Posts

Sytë e skuqur nuk duhen neglizhuar, kur duhet të konsultoheni me mjekun?

    Skuqja e syve është një problem i zakonshëm që mund të shfaqet për…

1 hour ago

Keni dhimbje fyti? Ky çaj mund t’ju ndihmojë ta qetësoni

  Dhimbja e fytit është një shqetësim i shpeshtë, sidomos gjatë ditëve të ftohta dhe…

1 hour ago

Ndryshimi që i ndodh trupit tuaj kur hiqni dorë nga duhani

    Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…

23 hours ago

Çfarë duhet të bëni nëse thumboheni nga bleta?

  Shumicës së njerëzve do t’u ndodhë që të thumbohen nga një bletë të paktën…

24 hours ago

Sa arra duhet të konsumoni në ditë, zbuloni sa është sasia e duhur

    Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin, por nëse e teproni me to,…

1 day ago

Sa hapa duhen bërë në ditë për të humbur peshë?

    Ecja është një aktivitet i thjeshtë që mund t'ju ndihmojë të humbni peshë.…

1 day ago