<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Cilat ishin shtetet pellazge sipas Patrick Colquhoum dhe Pashko Vasës

Ndër shumë cilësi të tjera të pellazgëve ,historia i paraqet ata si shumë të aftë në ndërtime.Ata fortifikuan Akropolin e Athinës, fillimisht qytet pellazg , u punësuan nga bashkëvendasit e tyre të grekëzuar për ta fortifikuar atë më tej.Të ashtuquajturat mure ciklopike-shembuj të të cilëve ende ekzistojnë në Epir, dhe nga të cilët më I miri është në Itakë-ishin punë e pellazgëve, shumë më përpara shfaqjes së racës greke.Egjeasit, ose pellazgët e brigjeve detare, ishin lundërtarë shumë të mirë në po atë periudhë të hershme: ata ishin luftëtarë në tokë dhe piratë në det.

Në historitë e sajuara që i tregon Odiseu Penelopës, kur iu paraqit asaj me një identitet të rremë, ai përshkruan sulmin që kishte bërë bashkë me shokun e tij kundër Egjiptit nga Kreta, sulm në të cilin ata u mundën. Kjo tregon se Egjipti, edhe në atë kohë aq të hershme, njihej mirë nga banorët e Peleponezit dhe ishujt afër tij.

Po kështu, ka pasur edhe dy pushtime ose migrime të hershme të pellazgëve në Itali. I pari tingëllon kaq shumë si legjendë sa që nuk mund të merret si absolutisht i besueshëm, por, mund të pranohet pa detajet e imta si një provë që të çon drejt hipotezës se ka pasur një megrim me atë kahje.

Këto migrime paraqiten sikur janë bërë nga Thesalia, baza kryesore e migrimit të parë, e cila në kohët më të hershme ishte pothuaj sinonimike me Trakën.Thuhet se prej atje ata migruan për në Kretë, Lesbos, Kios, dhe shumë ishuj të tjerë në detin Egje Madje ka të ngjarë që ishujt në anën europiane banoheshin prej tyre, ndërsa ata në anën e bregut aziatik ishin pushtuar në një fazë edhe më të hershme , nga një degë e racës pellazge të përmendur më sipër, dhe që zakonisht njiheshin me emrin lelegë.

Kolonia e parë filloi nga Palanteumi, qytet i Arkadisë dhe është e mbështjellë në një tis mitik.E dyta u udhëhoq nga Evanderi, të cilin Livi e përshkruan si Venerabilis vir miraculo literarum rei movae inter rudes atrium homines” kurse Taciti thotë “ Aborigines Arcade ab Evandro didicerunt et forma literis latinis , quare veterrmis Graecorum”.

Plini thotë “ In Latium eas (literas) attulerunt Pelasgi” ;  dhe Solinusi –Primi(PELASGI) in Latium literat intulerunt .”

Këtë Dionisi i Halikarnasit që erdhi në Romë në vitin 30 para erës së re , e vë në kohë rret 600 vjet para Luftës së Trojës .

Migrimi i dytë vendoset në kohën e Deukaloinit , kur pellazgët u vendosën në Argosin pellazg në Thesali, nga ku shkuan në Dodonë , selia e orakullit të famshëm pellazg, dhe ngaqë vendi ishte shumë i ngushtë për ta dhe nuk ua plotësonte nevojat e tyre, vazhduan më tej, hipur në shumë anije , për në Itali, që në atë kohë quhej Saturnia. Duke mos e njohur atë det dhe navigimin e tij, ata u nisën për në tokën më të afërt, që e gjetën në Spinete, në grykën e lumit PO, ku edhe zbarkuan nga anijet e tyre.

Këtu ata i dëbuan sentinianët nga shumë qytete ku ata banonin së bashku me popullatën aborigjene.Ndër këta ishin, një prej fiseve keretane, që atëherë quheshin agilë, sipas qytetit Kere(CAERE) afër Romës; Saturnia, Alsioni, dhe disa të tjerë ,Pasi i dëbuan umbrët , këta, nga ana e tyre, duhet t`u bënin vend tirrenianëve.

Pra mendimi i autorëve të mëvonshëm, që me siguri janë mbështetur nga autorët më të hershëm përpara tyre ishte se , krahasuar me banorët e atëhershëm të Italisë, ata konsideroheshin një popullatë mjaft e kultivuar, dhe në se nuk ia kalonin për nga kultura atyre që pushtuan.

Pastaj Pellazgët vazhduan rrugën për në Italinë qëndrore dhe përdornin dialektin eolian, I cili, ashtu si gjuha shqipe, nuk kishte kategorinë gramatikore të numrit dual, por përdorte formën F të digamës, nga e cila thuhet se shpjegohet futja e kësaj shkronje si e gjasta në alfabetin latin; dhe se romakët flisnin një gjuhë të përzier, në të cilën mbizotëronte eolikja.

Nuk është e pamundur që Virgjili ta ketë bazuar migrimin e Eneas mbi këto legjenda, duke përdorur lirinë e përgjithshme poetike si justifikim për mospërfilljen e kronologjisë, dhe duke kapërcyer me guxim 600 vjetët e përcaktuara nga Dionisi i Halikarnasit.Sidoqoftë, nuk ka pikë dyshimi se mendimi i përgjithshëm ishte se Italia i detyrohej pellazgëve për futjen e artit të të shkruarit dhe artet e tjera për të cilat Eturia u bë e famshme më vonë.

Pjesë e shkëputur nga Libri “PELLAZGËT , Pasardhësit e tyre të sotëm dhe origjina pellazge e poemave të Homerit” ,Patrick Colquhoum & Pashko Vasa

Përgatiti InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Çka ndodh kur pini kafe në barkun bosh?

    Kafja është një nga produktet më të dashura për njerëzit në mëngjes. Sipas…

5 hours ago

Nëse doni të kujdeseni për zemrën, ekspertët këshillojnë ta hani këtë ushqim çdo ditë

    Sipas ekspertëve, konsumimi i rregullt i tërshërës ndihmon në uljen e kolesterolit, kontrollin…

5 hours ago

Pse shumë njerëz po konsumojnë kafe me limon, ky është efekti i saj

    Shumë njerëz nuk mund ta nisin ditën pa kafe. Ajo thuhet se rrit…

1 day ago

Dhimbja e kokës nga dielli i fortë, pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta?

    Dhimbja e kokës kur ekspozohesh ndaj diellit të fortë të muajve të verës…

1 day ago

Nëse vuani nga diabeti, bëni kujdes me këto ushqime

    Personat që vuajnë nga diabeti duhet t’i kushtojnë rëndësi të veçantë ushqimeve që…

2 days ago

Studim i ri: Mishi i kuq lidhet me rrezik më të lartë për kancer të pankreasit

    Personat që konsumojnë rregullisht sasi të mëdha të mishit të kuq mund të…

3 days ago