Xhamia Sidi Bashir në Ahmedabad të Indisë ka dy minare që, edhe pse janë 3 kate të larta secila, mund të lëkunden me një shtytje të dorës së njeriut.
Studiues anglezë çmontuan njërën minare, por s’e zbuluan dot misterin, as e kthyen dot më në vend. Por misteri nuk është vetëm ky. Pak sekonda, pasi është tundur njëra minare, nis të tundet tjetra edhe pa e prekur njeri.
Ajo që çudit shkencëtarët është se dy minaret nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën, që të përcillen dridhjet. Veç kësaj, janë të ndërtuara vetëm me gur. Nuk kanë as çelik, as ndonjë material fleksibël.
Ekzistojnë dy xhami të tilla dhe besohet se tundjet e minareve realizohen nëpërmjet vendosjes së ekuilibruar të gurëve me të cilët janë ndërtuar, por se si përçohen dridhjet nga njëra minare tek tjetra, ende nuk e shpjegon dot njeri.
Xhamitë janë ndërtuar rreth 500 vite më parë, dhe njërës i është hequr një minare nga kolonizatorët anglezë, por nuk mundën ta rikthejnë më në vend
Viti 1816 ka hyrë në histori si “Viti pa Verë”, një nga anomalitë klimatike…
Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme për funksionimin e duhur të…
] Mollët dhe dardhat janë fruta të pasura me vlera ushqyese dhe mund të jenë…
Historia shqiptare nuk është vetëm histori kryengritjesh, heronjsh dhe luftërash për liri. Ajo është edhe…
Mjekët paralajmërojnë se simptomat e para shpesh nuk janë dhimbjet e kokës, por…
Zgjimi gjatë natës është diçka që u ndodh shumë njerëzve, por kur përsëritet…