Me blerjen e biletës së aeroplanit ju keni pranuar rregullat e fluturimit, disa prej të cilave nuk i njihnit fare.
Duhet ta keni të qartë se personeli i aeroplanit do t’ju përcjellë nëse tentoni të hyni në aeroplan në gjendje të dehur, ose nëse tregoheni të dhunshëm. Por, ekzistojnë edhe disa arsye për largim prej aeroplanit, për të cilat ndoshta nuk keni dëgjuar gjatë fluturimeve.
Pothuajse të gjitha kompanitë ajrore në kontratat e tyre kanë klauzolën, e cila ia siguron të drejtën personelit që t’ju largojnë nga aeroplani në rast se keni aromë të pakëndshme, me përjashtim nëse gjendja nuk është e shkaktuar nga sëmundja. Për çdo rast, përdorni deodorant ose pak parfum para se të hipni në aeroplan.
Edhe kjo është njëra ndër arsyet për shkak të të cilës mund të mos lejoheni të fluturoni. Arsyeja e parë është për shkak të problemit se këmbët janë shpesh burim i erërave të pakëndshme. Arsyeja e dytë është siguria juaj personale. Në rast evakuimi, më mirë është që të jeni të mbathur.
Shumica e kompanive ajrore mban të drejtën t’ju largojnë nga fluturimi nëse veshja juaj mund të shkaktojë mos rehati tek udhëtarët tjerë. Këtu hyjnë të gjitha, duke filluar nga dekolteja e thellë e deri te mbishkrimet e papërshtatshme në rroba.
Kjo rregull është e formuluar në mënyrë të bukur si “e drejtë që të refuzohet personi, i cili nuk mund të vendosë rripin e sigurisë” dhe gjendet në rregullat e sigurisë, pasi që të gjithë udhëtarët duhet të kenë vendosur rripin e sigurisë gjatë kohës së aterimit dhe nisjes së aeroplanit.
Shumë kompani kanë të drejtën, për shkak të të cilës mund t’ju largojnë nga fluturimi nëse me sjelljet e juaja fyeni, nervozoni ose shqetësoni udhëtarët e tjerë.
Disa kompani ajrore mbajnë të drejtën që të refuzojnë udhëtarët, të cilët janë nën mbikëqyrje të forcave të ligjit.
Historiani shqiptar nga Peja, profesor Doktor Jahja Drançolli ka publikuar më 8 Gusht 2019,…
Një nga zbulimet më të rëndësishme të misionit shqiptaro-polak në Shkodër është gjetja e…
Letërsia shqiptare ka kaluar nëpër një rrugëtim të gjatë dhe të pasur, duke reflektuar ndryshimet…
Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…
Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…
Peshqirët janë artikuj të cilët i përdorim çdo ditë, megjithatë pas një kohe humbin butësinë…