<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Kjo është pasaporta origjinale e Bajram Currit

Gjendet pasaporta origjinale e Bajram Currit – Nga DAFINA KABASHI

N’emën të Shtetit Shqyptar, gjithë auktoritet civile e ushtërore janë të lutun me e lanë të kalojë lirisht z.Bajram Curri”, kështu shkruhet në faqen e parë e pasaportës së Bajram Currit. I njëjti shkrim është edhe në gjuhën frënge. Më poshtë shkruan se pasaporta është lëshuar në Tiranë, më 4 nëntor në vitin 1924. Në një pjesë, ku është grisur faqja e parë e pasaportës, nuk mund të lexohet çfarë shënohet tek përshkrimi “i vjefshëm”. Po kështu është edhe nënshkrimi i “kryetarit të zyrës”. Faqet vende-vende të grisura të pasaportës së Bajram Currit janë të lidhura me pe, ndërsa i mungon kopertina. Gazeta “Zëri” në Prishtinë ka botuar një shkrim ku citohet një djalë i ri nga Kosova që jeton në Francë, i cili pretendon të ketë në duar pasaportën origjinale të Bajram Currit.

POSEDUESI

I riu nga Kosova Veton Mulla-tahiri, i cili tani jeton në Lyon të Francës, ka disa javë që e mban në duar pasaportën e Bajram Currit. A thotë se e ka dhuratë nga një mik, identitetin e të cilit nuk dëshiron ta zbulojë. Pasaporta ka disa vula të udhëtimeve të Bajram Currit, ndërsa e veçanta e kësaj pasaporte thotë Mullatahiri, është se në Kosovë ka studiuar Biznes- Menaxhim. “Kam thirrur disa muze për ta dorëzuar pasaportën, por pastaj vendosa ta mbaj për vete”, ka treguar ai për “Zërin”. Mullatahiri, i cili thotë se e ka origjinalin e pasaportës së vitit 1924, tregon se e ka pranuar si dhuratë kur ka qenë në Gjenevë.

TË DHËNAT E PASAPORTËS

Në të dhënat personale në pasaportë të Bajram Currit shkruan se është i lindur në vitin 1866, është nga Gjakova, ndërsa jeton në Tiranë, me profesion është pronar, ndërsa udhëton drejt Evropës. Në shënimet për të shkruan: “Shtati: mesatar, mosha: 58 vjeç, balli: natyral, sytë: gështenjë, hunda: rregullt, flokët: të thi, mjekra: rrueme, mustaqet: të thi, ngjyra: granit”. 91 vjet më parë, një vit para se të vritej, kur Bajram Curri ishte pajisur me këtë pasaportë, siç është edhe vula në të, ai kishte shkruar në Gjenevë. Në vulën e vendosur në pasaportë shkruan se viza është valide për në Francë dhe është lëshuar më 7 tetor në vitin 1924.

Në biografinë e Bajram Currit shkruan se “në vjeshtë të vitit 1924 shkoi në Gjenevë për të paraqitur para Lidhjes së Kombeve çështjen e të drejtave të popullsisë shqiptare të Kosovës të shtypur egërsisht nga serbomëdhenjtë”. Mullatahiri thotë se vulat në pasaportë, që tregojnë disa udhëtime të Bajram Currit, i kanë bërë përshtypje.

“Vulat, që janë të vërteta, në ‘Wikipedia’ i pashë që ka pasur udhëtime në Gjenevë”, thotë ai, duke treguar se ka hulumtuar për të parë nëse pasaporta është vërtet e Bajram Currit. “Kam pyetur çka të bëj me të. Nuk dija, ta dërgoj diku apo ta mbaj për vete”, ka treguar Veton Mullatahiri, duke shtuar se pasi është nga Gjakova e Bajram Curri ka qenë i Malësisë së Gjakovës ka vendosur që ta mbajë pasaportën.

“Unë jam nip i Rexh Hotit, fisit Hoti. Gjyshi im ka pajtuar gjaqe në atë kohë, ka pajtuar edhe disa familje vonë të Rahovecit. Ai ka qenë figurë historike, kështu që pasaportën e kthej në Kosovë, në Gjakovë tek gjyshi im”, ka thënë Mullatahiri.

“E pabesueshme” i duket Vetonit fakti që në duar mban pasaportën e udhëheqësit popullor, ushtarak, senatorit të Senatit të Dhomës së Këshillit Kombëtar të Shqipërisë. “Ajo prej vitesh nuk është ruajtur në ndonjë qendër kulturore a muze, por është mbajtur nëpër duar të njerëzve deri më tani, tani e mbaj unë”, ka thënë Mullatahiri për gazetën, madje ka shtuar se nuk ka besim te institucionet e Kosovës dhe të Shqipërisë që ta dorëzojë tek ato. “Nuk e besoj se do ta dorëzoj. Në një anë e konsideroj dhuratë se për këtë qëllim e kam në duart e mia. Sado që ka vlerë nuk e mohoj, është dhuratë për mua, jo për muzeun”, është shprehur Veton Mullatahiri për pasaportën që ka 24 faqe dhe mban numrin 269. /voal.ch

postbck postbck

Recent Posts

Kënga e një emri të lavdishëm të historisë, që mbrojti atdheun duke mposhtur Cërnagoren dhe Rusinë

Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…

2 hours ago

Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor

Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor. Tri referenca shkencore të pa…

2 hours ago

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

3 days ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

3 days ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

3 days ago

Droni sa një insekt, Kina sjell zbulimin që sfidon syrin njerëzor

Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…

3 days ago