<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Mashtrimi me mishin, ja si ta dalloni nëse është i freskët dhe jo i vjetër

Edhe pse dietologët shprehen vazhdimisht skeptikë lidhur me konsumimin e mishit, sidomos atij të kuq, ai është një ndër burimet më të rëndësishme të furnizimit me proteina shtazore, hekur dhe vitaminë B12.

Por sa të sigurtë jeni që mishi që gatuani dhe hani çdo ditë është i freskët? Edhe pse autoritetet e mbrojtjes se konsumatorit përpiqen të mos krijojnë vend për panik, konsumatori shqiptar është vazhdimisht i ekspozuar ndaj rrezikut se mishi që po konsumon është i ndenjur. Ja çfarë duhet të dini kur shkoni për të blerë mish:

1.Ngjyra: Edhe pse shpeshherë konsumatori është i prirur të zgjedhë mishin në varësi të llojit apo çmimit, një ndër detajet që duhet të merrni gjithmonë parasysh është ngjyra e tij. Ajo duhet të jetë homogjene dhe me shkëlqim, mishi i viçit duhet të ketë ngjyrë të kuqe të pastër, e kuqe perlë për atë të derrit, kurse mishi i qengjit duhet të jetë i kuq gjaku.

Nëse vini re mishi ka njolla të zeza apo të verdha në sipërfaqen e tij, do të thotë se ka shumë kohë në banakun e shitjes. Edhe ngjyra e yndyrës së mishit (shtresës dhjamore) është një tjetër tregues i rëndësishëm i freskisë së tij. Në përgjithësi ajo është e bardhë, por nëse produkti që keni blerë ka ngjyrë të verdhë të lehtë do të thotë se është i ndenjur.

2.Konsistenca: Ajo që duhet të bëni është shumë e thjeshtë. Provoni të shtypni një pjesë të mishit me gishtin tregues, nëse ai është i freskët dhe i butë gropë që do të krijojë gishti do të kthehet sërish në vend. Në rast të kundërt mishi ka humbur elasticitetin dhe freskinë e tij.

3.Aroma: Mishi, i cili nuk është ruajtur sipas kushteve të domosdoshme frigoriferike, lëshon një aromë të rëndë para dhe gjatë gatimit. Gjithashtu ai ka një pamje të tharë dhe shumë të lagësht që do të thotë se është ruajtur keq.

postbck postbck

Recent Posts

A e dini pse të qarat shkaktojnë dhimbje koke?

    Sipas mjekëve e qara shkakton dhimbje koke dhe kanë disa shpjegime për këtë…

5 hours ago

Për çfarë shërbejnë linjat në xhamin e pasmë të veturës?

    Ka shumë veçori në një veturë që kanë një qëllim të qartë, por…

6 hours ago

Djersitja gjatë natës: Këto janë disa nga shkaqet e mundshme

    Djersitja gjatë natës është e zakonshme dhe, nëse dhoma është shumë e ngrohtë…

6 hours ago

4 shenja që tregojnë se po e teproni me kafenë

    Kafeja është pjesë e pandashme e rutinës së shumë njerëzve, por konsumimi i…

6 hours ago

Pesë kurat më të mira natyrale kundër tharjes së duarve

    Ndryshimi i stinëve dhe temperaturave manifestohet edhe në simptoma të ndryshme, që prekin…

9 hours ago

I hani shpesh specat djegës? Ja çfarë i bëjnë trupit tuaj…

    Shumë njerëz janë të fiksuar se nuk duhet të hajmë djegës e disa…

11 hours ago