Kur kujtohesh që telefoni nuk ka bateri, e vë në karikim gjatë natës dhe kur zgjohesh është i mbushur. Është diçka që të ndodh zakonisht apo jo? Çdo natë bën të njëjtin plan – telefonin gjatë gjithë natës në prizë. Por a është kjo një mënyrë e gabuar që dëmton baterinë e telefonit apo është thjeshtë një supozim i disa njerëzve? A i bën keq telefonit të rrijë në karikim edhe kur bateria është plotësisht e mbushur? Mund të ketë dëme?
Sipas “New York Times”, përgjigjja është PO. Pra, nëse telefoni vazhdon të rrijë në karikim edhe pasi bateria është mbushur, dëmton baterinë. Dhe nuk ka rëndësi nëse je një njeri që e ndryshon telefonin çdo 2 vjet.
Çfarë ndodh?
Telefonat Smart kanë të instaluar një bateri “të zgjuar”, që e di vetë se kur duhet ngarkuar, kështu që, pas momentit të ngarkimit nuk është më e nevojshme që bateria të rrijë e nxehtë. Po ashtu, telefonat Smart kanë një teknologji të tillë që përshpejton procesin e ngarkimit të baterisë.
Kompania Apple tregon se temperatura mbi 35 gradë celsius, mund “të dëmtojë kapacitetin e baterisë”, ndaj sa më shpejt ta heqësh nga karikimi, aq më mirë është.
Nëse do që telefoni të zgjasë më shumë se dy vjet, provo këtë truk, sugjeron Times: mbaje gjithmonë në telefon opsionin “fast charging”, duke përdorur edhe një ushqyes të fuqishëm.
Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…
Një mënyrë e thjeshtë dhe natyrale për të pastruar vaskën po përdoret gjithnjë…
Shumë persona që vuajnë nga diabeti ankohen se i kanë këmbët vazhdimisht të…
Skuqja e syve është një problem i zakonshëm që mund të shfaqet për…
Dhimbja e fytit është një shqetësim i shpeshtë, sidomos gjatë ditëve të ftohta dhe…
Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…