Pecetat e lagura janë të thjeshta për t’u përdorur dhe na ndihmojne per te hequr make up-in, por dermatologet nuk e rekomandojne perdorimin e tyre .
“Nëse krahasoni përbërësit e larësve të fytyrës dhe pecetave të lagura janë të ngjashëm, për të mos thënë të njëjtë. Megjithatë ndryshimi qëndron në mënyrën sesi përdoren këto dy produkte. Me larësit e fytyrës zbërtheni papastërtitë dhe mbetjet e make up-it dhe më pas lani fytyrën me ujë të rrjedhshëm. Ndërsa me peceta ndonjëherë mbetjet mbesin në lëkurën pasi fshihen apo thjesht mblidhen diku.”-shpjegon dermatologia e certefikuar, Charlotte Birnbaum.Zakonisht pecetat e lagura kanë edhe alkool, gjë që mund ta irritojë lëkurë dhe të shkaktojë dehidratim. Gjithashtu këto mbetje që pecetat e lagura lënë në lëkurë, mund të shkaktojnë edhe alergji.“Në rastet kur njerëzit kanë skuqje të zonave të caktuara të fytyrës si pasojë e zmadhimit të kapilarëve të gjakut, do të rekomandoja një larës fytyre të thjeshtë. Kështu parandalon irritimin e lëkurës nga kimikatet.” – tha dermatologu i certefikuar Ronald Moy.
Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…
Një mënyrë e thjeshtë dhe natyrale për të pastruar vaskën po përdoret gjithnjë…
Shumë persona që vuajnë nga diabeti ankohen se i kanë këmbët vazhdimisht të…
Skuqja e syve është një problem i zakonshëm që mund të shfaqet për…
Dhimbja e fytit është një shqetësim i shpeshtë, sidomos gjatë ditëve të ftohta dhe…
Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…