Uji me gaz mund të jetë një alternativë e mirë në vend të pijeve të gazuara, por a është i shëndetshëm? Ja pse ekspertët thonë se është e rëndësishme të bëni studimet tuaja mbi llojin e ujit të gazuar që blini.
Të gjithë e dimë rëndësinë e pirjes së mjaftueshme të ujit për të qëndruar të hidratuar – veçanërisht nëse keni një mënyrë jetese aktive.
Për disa njerëz, sidoqoftë, pirja e ujit duket e mërzitshme kur ka kaq shumë pije të tjera për të zgjedhur. Uji me gaz është një alternativë e njohur dhe është më i shëndetshëm se pijet e tjera të gazuara ose alkooli.
Edhe kështu, mund të pyesni veten: a është në të vërtetë i mirë uji me gaz për ju?
“Uji i gazuar mund të jetë një mënyrë e mrekullueshme për t’u hidratuar pa marrë sheqer të panevojshëm”, thotë Gabrielle Tafuri, një dietologe e nga Orlando, Florida. Edhe kështu, shton ajo, është e rëndësishme të dini përbërësit për t’u siguruar që “nuk ka gjithashtu sheqer të shtuar dhe përbërës të tjerë”.
Së pari, jo të gjithë ujërat me flluska janë njësoj. Uji i gazuar zakonisht vjen në forma të ndryshme dhe mund të përmbajë ëmbëlsues alternativ për t’i dhënë atij një aromë të ëmbël, thotë Tafuri. Pra uji i gazuar është i shëndetshëm vetëm atëherë kur nuk ka përbërës të tjerë të cilët mund t’i lexoni në listën përkatëse në të gjitha shishet që blini.
SHQIPËRIA, ILIRIA E DIKURSHME, NGA ROMA TE PERANDORIA OSMANE, NJË HISTORI LUFTE SHEKULLORE Shqipëria, në…
Nga Albert Vataj Historia jonë është një paradoks i dhimbshëm ku sakrifica dhe lakmia shtrëngojnë…
Shkencëtarët kanë zbuluar më në fund të vërtetën e fshehur pas dështimit të baterive me…
Në jetën time prej gazetari, sa aktiv e sa pasiv, kam shkruar qindra artikuj, intervista…
JEHONA E AZEM BEJTËS NË SUEDI Duke shfletuar arkivin e gazetës suedeze Svenska Dagbladet te…
BESA. HISTORIA E NËNËS QË MBROJTI NË BESË, VRASËSIN E TË BIRIT Besa, para së…