<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Teksti i rrallë i vitit 1493 për Shqipërinë/ Ja kush janë shqiptarët

Robert Elsie, albanologu i njohur, ka publikuar një tekst të vitit të largët 1493.

Teksti është shkruajtur nga Hartmann Schedel, mjek, humanist dhe historian gjerman. Schedel ka bërë një përshkrim të zonës së Shqipërisë, Epirit dhe Maqedonisë.

“Këtu është një tekst i hershëm (viti 1493) për Shqipërinë dhe për Ballkanin perëndimor, duket se është përshkrimi më i hershëm i Shqipërisë nga Evropa qendrore,” shkruan Elsie.

Por çfarë shkruante Schedel për Shqipërinë?

Ja pjesë nga teksti i tij:

“Shqipëria ishte dikur pjesë e Maqedonisë dhe i përkiste asaj. Pjesë e saj janë dy qytete dikur të famshme, Durrësi dhe Apollonia.

Gjuha e këtij populli nuk kuptohet as nga grekët dhe as nga sllavët. Hamzai i madh ishte nga kjo tokë. I lindur nga prindër të krishterë, ai hoqi dorë nga besimi i krishterë dhe u konvertua në muhamedanizmin e pakuptimtë.

Por po aq lehtësisht sa refuzoi besimin kristian, ai refuzoi edhe supersticionin muhamedan dhe u kthye tek zakonët e të parëve.

Dhe, megjithëse respektonte të dy besimet, ai preferonte të vdiste si një i krishterë, më shumë se sa si turk. Ai vdiq shumë pak kohë pas rënies së Kostandinopojës. Ai u pasua nga Gjergj Skënderbeu, i lindur nga prindër fisnikë, që kaloi shumicën e kohës me armë dhe në luftë, duke bërë beteja në emër të krishterimit.

Ai mundi dhe asgjësoi ushtri të mëdha të turqve dhe, i vetëm, e mbajti rajonin besnik të Ungjillit të Krishtit.

Megjithatë, thuhet se pjesa më e madhe e vendit është shkatërruar nga forcat e armiqve të tij. Mbreti Alfons shpesh dërgonte armë në Shqipëri. Ai mori qytetin e Krujës nën kontrollin e tij dhe e mbrojti nga turqit.

Djali i vëllait të Skënderbeut të sipërpërmendur, që ishte aleat me turqit, u burgos nga kushëriri i tij. Ai iu dërgua mbretit Alfons dhe u burgos. Papa Kalikstus i ofroi Skënderbeut ndihmë në formën e parave”.

postbck postbck

Recent Posts

4 faktorë që shkaktojnë kancer të lëkurës

    Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…

15 hours ago

Pse gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë pirë kurrë duhan po preken nga kanceri i mushkërive?

    Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…

16 hours ago

Një fjali e thënë në vitin 1957 që vazhdon të jehojë edhe sot, mesazhi i Albert Camus…

    Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…

16 hours ago

Mavijosje që shfaqen pa arsye në trup? Ja cilat janë shkaqet dhe kur duhet të shqetësoheni

    Mavijosjet që shfaqen lehtë në trup mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm,…

16 hours ago

Zgjoheni me gojë të thatë çdo mëngjes? Ja shkaqet që nuk duhet të neglizhoni

  Shumë njerëz zgjohen në mëngjes me gojë të thatë dhe menjëherë kërkojnë një gotë…

16 hours ago

Nga kjo ditë nis vaksinimi kundër gripit sezonal

    Të hënën pritet të nisë vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut,…

17 hours ago