Në thellësinë e pyjeve të rajonit të Pomeranisë Perëndimore në Polonisë, gjendet një pyll i tërë me rreth 400 pemë pisha, trupi i të cilave ka një formë të pazakontë, të përkulura në njërën anë që në rrënjë, duke formuar një dukuri të çuditshëm dhe misterioz të njohur si “Pylli i Shtrembëruar”.
Por pse pemët kanë këtë formë? Askush nuk ka ende një shpjegim të saktë. Disa kanë teorizuar se këtë formë u kanë dhënë kushtet e pafavorshme të motit. Të tjerët mendojnë pas kësaj rritje anormale të pemëve qëndron dora e njeriut.
Fotografi i peizazheve Kilian Shonberger, ndau me publikun disa nga fotot e tij në këtë pyll, përveç legjendave që e rrethojnë atë. Sipas Shonberger dhe traditës gojore në rajon, pemët u mbollën rreth vitit 1930. Gjatë asaj kohe, dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, zona u kontrollua nga gjermanët.
Disa kanë pohuar se në atë kohë u përdorën disa teknika artificiale për të shkaktuar formate çuditshme të pemëve, edhe pse nuk është e qartë për çfarë qëllimi.“Nuk ka ende një shpjegim përfundimtar”-thotë Shonberger.
Një teori është se pemët mund të jenë mbjellë enkas për të rritur një trung të përkulur, për të ndihmuar në ndërtimin e objekte si anije, karrige lëkundëse dhe saja për të rrëshqitur në dëborë. Të tjerë kanë spekuluar se lufta ka pasur një ndikim të rëndësishëm në peizazhin e pyllit.
“Disa njerëz flasin për gjurmët e luftës (ndoshta kalimin e tankeve), pasi në këtë zonë ka pasur shumë luftime midis Ushtrisë së Kuqe dhe Vehrmahtit. Teori të tjera të errëta flasin për magjitë dhe fushat e energjisë… Por mbase nuk do të ketë kurrë një përgjigje përfundimtare”-thotë ai. /
Shkencëtarët kanë zbuluar më në fund të vërtetën e fshehur pas dështimit të baterive me…
Në jetën time prej gazetari, sa aktiv e sa pasiv, kam shkruar qindra artikuj, intervista…
JEHONA E AZEM BEJTËS NË SUEDI Duke shfletuar arkivin e gazetës suedeze Svenska Dagbladet te…
BESA. HISTORIA E NËNËS QË MBROJTI NË BESË, VRASËSIN E TË BIRIT Besa, para së…
Ekspertët thonë se njerëzit nuk duhet ta lënë asnjëherë qumështin në derën e frigoriferit,…
Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës…