<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Këto ushqime mund t’i përdorni edhe për të pastruar shtëpinë!

Solucionet që përdoren për pastrimin e shtëpisë, nuk janë gjithmonë aq efektive sa tregohen në reklama. Ndonjëherë, produktet bio, janë më të dobishme dhe më të sigurta. Më poshtë abcnews.al ju ka sjellë disa ushqime të cilat përveçse për të ngrënë, mund të përdoren dhe për pastrim.

Lëngjet me gaz

Pijet me gaz jo vetëm janë shumë të preferuara për t’u konsumuar, por edhe për të pastruar. Spërkateni pasqyrën me ta dhe pastaj fshijeni. Rezultati do të jetë mbresëlënës. Gjithashtu mund ta përdorni edhe për të pastruar bizhuteritë apo njollat në rroba.

Orizi

Nëse e keni të vështirë të pastroni një shishe apo vazo me formë të parregullt, orizi është një agjent i përsosur pastrimi. Përdorni oriz të papërpunuar, me pak ujë dhe sapun. Futeni në vazo dhe e vetmja gjë që ju mbetet është ta tundni, për të hequr papastërtitë.

Lëvore patatesh

Mënyra më e lehtë për të pastruar oxhakun tuaj është të digjni disa lëvore patatesh në të. Lërini lëvozhgat të thahen deri në 48 orë, sepse lëvoret e lagura nuk do të funksionojnë për këtë metodë pastrimi. Përhapni lëvoret e patates në një tavë për pjekje për t’i mbajtur të rrafshëta. Ndërsa digjen, ata do të pastrojnë mbetjet e druve të djegura nga oxhaku juaj.

Limoni

Një përzierje me lëng limoni, lëvore dhe ujë mund të përdoret për të pastruar mikrovalën. Përmbajtjen vendoseni në një tas, futen në mikrovalë pa e mbuluar me kapak tasin, dhe lëreni për tre minuta, sa të krijohet avulli. Hapeni mikrovalën dhe pastrojeni me një peshqir të pastër.

Ketchup-i

Enët e kuzhinës bëhen shumë pis kur gatuajmë, sidomos nga vaji. Për t’i pastruar më lehtë nga jashtë, vendosni pak ketchup dhe lëreni të veprojë për disa minuta. Më pas fshijeni dhe shpërlajeni me ujë. Është një metodë që mund të përdoret për enët e çelikut dhe inoksit.

Qepa

Qepa është shumë e mirë për pastrimin e skarës tuaj. Ndani një qepë në gjysme dhe me pjesën e brendshme, fërkoni telat e skarës. Është metodë shumë efektive.

Çaji

Çaji i zi mund të përdoret për pastrimin e parketit. Hidhni pak çaj në kovën e pastrimit dhe lëreni të ftohet.  Acidi tanik do të ndihmojë në pastrimin e dyshemeve të drurit, por nuk duhet ta përdorni për dysheme të laminuara.

postbck postbck

Recent Posts

Arti i thurjes me grep, një nga vlerat e trashëgimisë sonë artizanale drejt UNESCO-s

    Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat,…

20 hours ago

Mos flini kështu! Një zakon i thjeshtë gjatë natës mund të rrisë rrezikun për glaukoma?

  Pozicioni i kokës gjatë gjumit mund të ndikojë më shumë sesa mendoni në shëndetin…

20 hours ago

Ja çfarë mund t’i ndodhë foshnjës pas shpimit të veshëve…

  Shpimi i veshëve tek foshnjat mbetet një temë e debatueshme për shumë prindër. Ja…

21 hours ago

Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë!

  Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë! Nga Lira Gjika Mbylle gojën Kjo…

21 hours ago

Himara, krahinë arbërore e dokumentuar në burime osmane dhe veneciane

    Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në Dritare TV, theksoi se Himara është një…

21 hours ago

Historia e Carlo Tosit, mjekut italian që gjatë Luftës së Dytë Botërore zgjodhi të luftonte krah partizanëve shqiptarë!

  Pas vendimit për të mos u dorëzuar, ushtarët italianë në Shqipëri nuk mbetën të…

21 hours ago