<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Rapsodët shqiptarë që triumfuan në Angli më 1966

Rapsodët shqiptarë që triumfuan në Angli më 1966 – Nga FITIM SALIHU

Më 10 korrik 1966, rapsodët Salih e Feriz Krasniqi në Langolen të Anglisë, në Festivalin Ndërkombëtar fituan vendin e parë.

Në vitin 1966, prej 4 e deri me 10 korrik, Ansambli “Rugova” ka marrë pjesë në Festivalin e Folklorit Ndërkombëtar në Langolen të Anglisë. Në kuadër të këtij Ansambli që e udhëhiqte Ramë Nikçi ishin edhe rapsodët e mirënjohur të Llapushës, Salih e Feriz Krasniqi.

Nga ky festival, Salihi e Ferizi edhe Ansambli “Rugova” u kthyen me shpërblime të shumta.

Vendi i parë iu takoi rapsodëve Salih e Feriz Krasniqi me këngët: “Lulëzoi fusha, lulëzoi mali”, ”Zuna një kajkë e rashë në det“, ”Gur mbi gur marohet kalaja” dhe u paraqitën me një potpuri vallesh instrumentale me sharki e çifteli.

Etnomuzikologu i njohur kosovar Bahtir Sheholli, pjesëmarrjen e tyre në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit e përshkruan në këtë mënyrë: “Ansambli ‘Rugova’ nën udhëheqjen e Ramë Kapllan Nikçit dhe rapsodët Salih e Feriz Krasniqi, me besnikëri e përkushtim të pashoq e në mënyrën më origjinale u prezantuan para publikut në Angli, ku edhe e zunë vendin e parë. Pra ishin ambasadorë të vlerave të folklorit shqiptar duke mundësuar që bota ta njohë Kosovën dhe shqiptarët”.

Krasniqi: Dy rapsodët, të vlerësuar në masë

Ismet Krasniqi-Lala, artist i njohur kosovar, si dhe djali i vëllait të Feriz Krasniqit, për “Zërin” sjell dëshmitë e pjesëmarrësve të asaj kohe.

“Ramë Nikçi, në një ngjarje, pati sjellë dëshmitë e atyre ditëve dhe thoshte se vështirë është të flasësh për Salih e Feriz Krasniqin, se duhet kohë e gjatë për të folur për këta burra. Ata kanë pasur karakter të fortë, e ruanin autoktoninë e veshjes së vet”.

Halil Bytyqi, në bisedë me disa prej anëtarëve të vjetër të ansamblit “Rugova”, u shtron pyetje se si patën kaluar në atë kohë në Langolen të Anglisë.

“Unë si nip isha në Drenoc të dajt, isha i ri shumë, pyeta ku po shkoni daja Salih, tha: ”nuk di gja ku po shkojmë, po më doket në Amerikë po shkojmë”. Kurse, Kapllan Nikçi, anëtari më i vjetër i ansamblit “Rugova” pas Ramë Nikçit, risillte dëshmitë: “Lorenc Antoni në atë kohë na ka përgatitë ne dhe e ka thirrë edhe Salihin e Ferizin. Na i kishim dy këngëtarë që e këndonin këngën e Hysen Bajrit. Mirëpo, Salihi e Ferizi i kishin këngët e veta të bukura, ishin rapsodë të mirë dhe erdh përfundimi që edhe këta dy të jenë me ne. Vërtet e kemi kaluar mirë, kurrë fjalë të keqe nuk kemi ndërruar në mes vete”.

Ismet Krasniqi-Lala, ekskluzivisht për “Zërin” na e sjell edhe atmosferën që mbretëronte asokohe, se si ka qenë një sallë e madhe nën çadër dhe se çdo dy orë nga 2000 vetë kanë hyrë për ta përcjellë programin, ku kishte shoqëri artistike nga e tërë bota.

Një jetë e tërë me muzikën popullore

Krasniqi na sjell nga libri i tij fjalët e udhëheqësit të ansamblit “Rugova”, Vesel Nikçit, sipas të cilit, “Në atë kohë, kjo ngjarje u organizua nga Gazmend Zajmi e Lorenc Antoni-kompozitor, të cilët tri javë na kanë ushtruar. Kur kemi shkuar në Langolen kemi qenë të suksesshëm dhe Grupi instrumental i përberë nga Salih e Feriz Krasniqi e kanë zë vendin e parë”.

Krasniqi, duke iu referuar edhe librit që e ka shkruar për dy viganët e rapsodit shqiptar, sjell për “Zërin” kujtimet e një tjetër pjesëmarrësi të kësaj ngjarjeje, Malë Nikçit, sipas të cilit, “Salihi e Ferizi me sharki e çifteli e kanë zënë vendin e parë, sikurse edhe ansambli “Rugova”. “Madje, vetë Malë Nikçi, në interpretimin me gjeth në gojë dhe meloditë që krijonte e kishte zënë po ashtu vendin e parë”.

Salih Bajram Krasniqi u lind më 1918, në fshatin Drenoc të Krahinës së Llapushës. Qysh si fëmijë filloi t’u bjerë veglave muzikore dhe të këndonte. Këtë frymëzim e mori nga baba Bajram, por e kishte trashëgim nga gjyshi Sadik Laci. Në moshën 6-vjeçare Salihu filloi të këndonte, do të thotë në vitin 1925 dhe këndoi plot 50 vjet. Salih Bajram Krasniqi ka vdekur më 12 gusht të vitit 1987. Feriz Krasniqi përbën figurën e pandarë të dyshes së këtyre rapsodëve. Ai u lind më 1924 në fshatin Drenoc të Llapushës. Ishte i pandashëm nga Salih Krasniqi.

Dueti i rapsodëve Krasniqi ishte bërë i njohur kudo në Kosovë e më gjerë qysh në vitet ’60-a të shekullit të kaluar. Duke marrë pjesë, jo vetëm në dasma e gëzime familjare, por edhe në festivale të ndryshme të këngëtarëve popullorë, Salihu dhe Ferizi u bënë emra të njohur këngëtarësh jo vetëm në Kosovë.

Në vitet ’60-a dhe ’70-a të shekullit të kaluar kur është përhapur shumë dhe ka dominuar kënga e grupeve folklorike, këngëtarët Salih e Feriz Krasniqi kanë qenë në radhën e këngëtarëve më të njohur, por edhe më të preferuar në Kosovës. Publicitetin e tyre e ndihmonte edhe “Radio-Prishtina”, e cila  transmetonte shumë këngë të këtyre këngëtarëve, por pa lënë anash as këngëtarë të tjerë që kishin bërë emër dhe ishin afirmuar.

postbck postbck

Recent Posts

Amvisat po fusin sfungjerin e enëve në ngrirje, por pse?!

    Disa detaje të vogla në përditshmëri mund ta ndryshojnë mënyrën si funksionojnë pajisjet…

17 hours ago

Racat më të njohura të kuajve dhe veçoritë e tyre

Që nga kohët e lashta e deri sot, kali ka qenë një nga kafshët më…

1 day ago

“Dënimi i një të dehuri në Shqipëri”, një lexim i thelluar historik, ikonografik dhe antropologjik

Ilustrimi me titullin frëng “LE CHÂTIMENT D’UN IVROGNE EN ALBANIE” nuk është thjesht një skenë…

1 day ago

Qelizat kancerogjene mund të kthehen në qeliza normale?!/Habisin shkencëtarët!

  Shkencëtarë nga Koreja e Jugut kanë arritur një zbulim të rëndësishëm në luftën kundër…

1 day ago

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini ujë të ngrohtë?

    Uji përbën rreth 60 përqind të trupit tonë dhe është thelbësor për rregullimin…

1 day ago

Ja si ndikon pirja e ujit në tensionin e gjakut

Menaxhimi i tensionit të gjakut është thelbësor për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.…

2 days ago