<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Etnoprezenca shqiptare në ish- Jugosllavi

Rajonet në ngjyrë blu të çelë tregojnë  se ato ishin të banuara nga shqiptarët etnikë. Aty shquhen qartazi edhe rajonet apo enklavat e banuara nga serbët në Kosovë…

Një hartë interesante e vitit 1940 përpiluar nga Dr. Manfred Straka, Instituti për Europën Juglindore në Grac të Austrisë (në atë kohë tashmë pjesë e Rajhut të tretë Gjerman), m’u duk interesante t’a sjell në këtë postim, për të parë shtrirjen e shqiptarëve në ish-Jugosllavi, para pushtimit gjerman, ofruar në një mënyrë të paanshme, bazuar në matje e raportime shkencore.

Harta në fjalë ishte e destinuar për përdorim të brendshëm, dhe botohej nga seksioni për hartat ushtarake në institutin në fjalë, dhe theks i fortë – shënuar me të kuqe të ndezur – i vihej prezencës së popullsisë me origjinë gjermanike në “Jugosllavinë e Parë” dmth. Jugosllavinë monarkiste, që njiheshin kryesisht si “gjermanët e Danubit” në zonën e Vojvodinës, por edhe disa përqëndrime të tyre në rajonet e Sllovenisë.

Pas ardhjes së Titos në pushtet, ata thuajse u shuan fare, duke u detyruar të zhvendoseshin drejt Gjermanisë, apo Hungarisë për t’i shpëtuar raprezaljeve e ekzekutimeve.

Sidoqoftë, ato që ne na interesojnë më shumë janë pikërisht rajonet në ngjyrë blu të celët, të cilat, sipas legjendës së hartës, ishin të banuara nga shqiptarët etnikë. Aty shquhen qartazi edhe rajonet apo enklavat e banuara nga serbët në Kosovë.

Ndërkaq, po nga burimet gjermanike, mund të shohim sërish panoramën etnike të shqiptarëve në ish-Perandorinë Otomane në vitin 1877, duke u përqëndruar në territoret e asaj që më vonë do të njihej si “Jugosllavia”, e të bëjmë kësisoj një krahasim të vogël për të parë se si kishin “evoluar” shqiptarët përgjatë 7 dekadave në fjalë dhe gjithashtu të bëhet krahasimi edhe me ditët e sotme.

Harta është kontribut i ish-konsullit austro-hungarez në Adrianopojë, (Edirne), Carl Sax. Në hartën e vitit 1877, shqiptarët mbulojnë hapësirat në ngjyrë të gjelbër dhe sipas nuancave tësaj, ndahen sipas legjendës, në shqiptarë muhamedanë dhe katolikë (d.m.th. edhe ortodhoksë në rajonet jugore).
Të dyja hartat duhen parë si një kontribut realist, shkencor e i paanshëm për të kuptuar më shumë për shtritrjen etnike të shqiptarëve, pa rënë pré e paragjykimeve apo prapagjykimeve që lidhen me Shqipërinë e Madhe apo të vogël, si dhe e ekzagjerimeve të panevojshme rreth prezencës së shqiptarëve dhe shtrirjes së tyre etnike në rajonet ku ata banonin dhe banojnë.

(Harta e vitit 1940, përpiluar nga Dr. Manfred Straka, Instituti për Europën Juglindore në Grac të Austrisë)

(Harta e ish-konsullit austro-hungarez në Adrianopojë, (Edirne), Carl Sax, e vitit 1877)  

postbck postbck

Recent Posts

4 faktorë që shkaktojnë kancer të lëkurës

    Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…

10 hours ago

Pse gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë pirë kurrë duhan po preken nga kanceri i mushkërive?

    Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…

10 hours ago

Një fjali e thënë në vitin 1957 që vazhdon të jehojë edhe sot, mesazhi i Albert Camus…

    Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…

11 hours ago

Mavijosje që shfaqen pa arsye në trup? Ja cilat janë shkaqet dhe kur duhet të shqetësoheni

    Mavijosjet që shfaqen lehtë në trup mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm,…

11 hours ago

Zgjoheni me gojë të thatë çdo mëngjes? Ja shkaqet që nuk duhet të neglizhoni

  Shumë njerëz zgjohen në mëngjes me gojë të thatë dhe menjëherë kërkojnë një gotë…

11 hours ago

Nga kjo ditë nis vaksinimi kundër gripit sezonal

    Të hënën pritet të nisë vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut,…

11 hours ago