Karbohidratet jo vetëm që plotësojnë shijen, por janë të domosdoshëm për funksionin normal të organizmin.
Ato furnizojnë qelizat me glukozë dhe si rrjedhojë truri dhe muskujt janë më energjikë.
Megjithatë, gjërat nuk janë aq të thjeshta. Karbohidratet ndahen në dy kategori: të rafinuara dhe të parafinuara.
Në kategorinë e parë bëjnë pjesë buka e bardhë, biskota, ëmbëlsira dhe makaronat, ndërsa në kategorinë e dytë qëndrojnë karbohidratet më të shëndetshme në formën e tyre më të plotë.
Karbohidratet komplekse çlirohen në qarkullimin e gjakut në një ritëm më të ngadaltë dhe sigurojnë një energji të qëndrueshme dhe afatgjatë në trupin e njeriut.
Për ta përmbledhur, karbohidratet komplekse janë plot vlerë. AgroWeb.org do t’ju tregojë më shumë për pesë llojet e karbohidrateve më të shëndetëshme që ekspertët më në zë të ushqyerjes sugjerojnë njëzëri.
Në të vërtetë, patatet janë të mbushura me vitaminë C dhe kalium. Të besohet ose jo, patatet janë një burim i pazakontë proteine.
Për më tepër, nëse e konsumoni pataten me gjithë lëkurë, do të përfitoni prej saj shumë fibër, do të ndiheni më të ngopur dhe sistemi tretës do të funksionojë siç duhet.
Nëse e piqni pataten dhe e konsumoni pa shtesa të tjera, do të merrni shumë vlera shëndetësore.
Zhveshja e drithrave nga këta elementë të shëndetshëm e transformon këtë ushqim në një karbohidrat të tretshëm shpejt që automatikisht rrit nivelin e sheqernave në gjak.
Ndaj, nëse jeni të përqendruar në ushqyerjen e shëndetëshme mos hiqni dorë nga drithi i plotë.
Që nga tërshëra, gruri, elbi, meli, misri e të tjerë, konsumatorit i duhet veç të zgjedhë.
Kujdesuni me racionet nëse jeni duke përgatitur lëng të plotë me fruta dhe perime sepse sheqeri mbetet sheqer edhe në variantin natyral.
Nëse po përgatisni lëng me fruta dhe perime, përdorni nga ½ deri në ¾ e një gote (matëse) me fruta dhe sigurohuni të përfshini në lëng ushqime që përmbajnë proteina në mënyrë që sheqeri të tretet më ngadalë.
Njerëzit e kanë më të lehtë të shmangin thjerrëzat, fasulet e zeza apo qiqrat sepse mendojnë që këto ushqime janë të pasura me karbohidrate.
Ndonëse ky pretendim mund të jetë i vërtetë, bishtajoret janë një burim i jashtëzakonshëm fibre dhe proteinash, shkruan Agroweb.
Për më tepër, bishtajoret mund t’i përfshini në sallatën e drekës për një dozë të lartë energjie që do të zgjasë deri në orët e vona të pasdites.
Ndaj është e domosdoshme që t’i përfshini ato në gatimet tuaja pavarësisht përmbajtjes së lartë të niseshtesë.
Është e udhës t’i konsideroni misrin dhe bizelet si pjesë e një kategorie tjetër ushqimore kundrejt perimeve siç janë kale apo karrotat.
Peshqirët janë artikuj të cilët i përdorim çdo ditë, megjithatë pas një kohe humbin butësinë…
Nga Salih Mehmeti Kishte ditë që boja ishte mpiks në pergamenën e galme. Shkrimi…
Një ekip ndërkombëtar, i koordinuar nga Këshilli Kombëtar i Kërkimeve, Instituti i Gjeologjisë Mjedisore dhe…
Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë…
Ekspertët e sigurisë po paralajmërojnë që udhëtarët të shmangin përdorimin e stacioneve të karikimit…
Një foto tronditëse nga Google Street View ka çuar në zbulimin e një vrasje…