<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Një jetë kushtuar fyejve dhe eksplorimit të tyre në Kosovë

Instrumentisti 84-vjeçar nga Kosova, Shaqir Hoti, i ka kushtuar jetën fyejve dhe eksplorimit të tyre.

Si fole e zogjve të malit nga ku dalin melodi të rralla, shtëpia e instrumentistit me prejardhje nga Rogova e Hasit të Prizrenit, por që jeton në Prishtinë, gjendet në një nga pikat më të larta në kryeqytetit të Kosovës.

Nga një dhomë-pune rreth 5 metra katrorë e kësaj shtëpie, dalin tinguj nga më të veçantë të luajtura nga 84-vjeçari Hoti, që edhe pse nga viti 1996 është në pension, pasionin e tij për instrumentin e fyellit ende e ka në epiqendër të jetës dhe përditshmërisë së tij që nga fëmijëria.

Në punëtorinë e tij, ku gjenden dhe makinat për gdhendjen e drurit, si dhe vegla më të vogla që shërbejnë për t’i shndërruar gjësendet në instrument të fyellit, janë aktualisht rreth 1.500 fyej me të cilat mund të luash melodi të ndryshme, të gjitha të bëra nga ai.

Mendja dhe duart e tij, kanë bërë që të lëshojnë tinguj edhe veza e pulës dhe ajo e strucit, arra, lëvozhga e kokosit, guacat e detit e shumë objekte të tjera, me të cilat mjeshtri i fyellit kosovar e kalon kohën më të madhe në eksplorim të zbulimit të tingujve të rinj.

Shaqir Hoti, në deklaratën për Anadolu Agency (AA) thotë se qëllimi i tij është gjithmonë të merret me instrumente.

“Gjithmonë e kam pasur një qëllim të veçantë. Tërë jetën e kam ruajtur atë qëllim, që të merrem me këto instrumente.Më herët kam provuar që të merrem me interpretimin e fyejve, të jem sa më afër burimit, t’i kam gjithmonë elementet e këngëve burimore nëpër këto instrumente. Dhe, e dyta, të merrem pastaj dhe me përpunimin e tyre. Gjatë përpunimit të tyre bëj hulumtim rreth timbrit. Cili dru më jep tingull më të mirë ngase ndryshojnë. Pastaj jam munduar të hulumtoj rreth temperimit, bile t’i përafrohem nga temperimi që ai të futet edhe në formacione tjera muzikore, dhe në këtë drejtim kam arritur bukur mirë”, thotë Hoti.

Pothuajse për secilin instrument të bërë, ai ka mbajtur shënime mbi specifikat e tij melodike dhe fizike.

Në punëtorinë e tij gjenden mbi 1.500 instrumente

Por, nga mbi 1 mijë e 500 instrumentet që gjenden në punëtorinë e tij, Shaqir Hoti veçon njërin, për të cilin flet më me nostalgji dhe madje druhet se mos ai në një të ardhme mund t’i humbasë gjurmët si shkak i mospërdorimit.

“Më e veçanta nga të gjitha për mua është okarina origjinale ilire e cila është gjetur në trojet tona, në fshatin Runik afër Skenderajt në vitin 1968. Ky instrument flet shumë sepse është bukur i vjetër, rreth 5 mijë vjet, nga neoliti i mesëm. E veçanta e këtij instrumenti është se dallon në të gjithë botën. Është tepër i veçantë, ka karakteristika të veçanta edhe për nga forma por edhe nga tingujt. Për më shumë, ky është instrumenti që më ka shtyrë të merrem me këto (punë)”, theksoi ai.

I lindur në Rogovë të Hasit të Prizrenit, Shaqir Hoti ka trashëguar profesionin e instrumentistit nga i ati, por, edhe pse djali i madh i tij e njeh mirë këtë zanat, nuk e ka trashëguar si punë nga e cila jeton.

Si flautist i ri, ai është zhvendosur në Prishtinë në vitin 1967 ku fillon punën në Orkestrën Popullore në kuadër të Radio Prishtinës, ndërsa që nga paslufta e vitit 1999, fillon të merret me vetëfinancim me instrumentin të cilit ja kushtoi jetën, fyellin.

Dëshira e tij edhe në këtë moshë, është që të gjejë së paku një tjetër flautist që prodhon dhe merret me këtë instrument diku nëpër Ballkan, me të cilin thotë se do të kishte “kënaqësi të bisedonte dhe të ndante përvojat e jetës”. /voal.ch /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

2 days ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

2 days ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

2 days ago

Droni sa një insekt, Kina sjell zbulimin që sfidon syrin njerëzor

Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…

2 days ago

18 Mars 1908 — Beteja e Mashkullores

Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…

2 days ago

Nata e fundit e Ismail Qemalit: “I hodhën helm në kafe…”

  Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…

2 days ago