<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

“Hylli i Dritës”, pak dritë në errësirën e prapambetjes

UBI SPIRITUS DOMINI, IBI LIBERTAS

Nga Andreas Dushi

Ishte viti i parë i pavarsisë kur Át Gjergj Fishta bashkë me françeskanët e tjerë krijuan revistën e njohur letrare, artistike, kulturore e studimore “Hylli i Dritës”. Në gjithë ekzistencën e vet, “Hylli i Dritës” njohu peripeci të pafundme. Botimi i saj u ndalua disa herë për arsye të ndryshme, kryesisht politike, por vlerat që përçoheshin prej saj nuk u harruan. Nën zë lexoheshin poezitë e Át Vinçenc Prennushit kur errësira komuniste nuk e lejonte “Hyllin e Dritës” të ndrinte lirisht. Pranë vatrave lexoheshin “Prrallat Kombtare” të cilat, para se të botoheshin sëbashku në një libër, qenë shkruar te Hylli. Ithtarët e Fishtës me mburrje lexonin letrën e tij drejtuar Hilë Mosit kur ky i fundit e kishte kundërshtuar në disa pika. Por cili ishte kontributi i drejtëpërdrejë që Hylli i dha Shqipërisë?

“Hylli i Dritës” ishte i ndarë në disa nënkategori ku dy më kryesoret, njëlloj si motoja e françeskanëve, ishin Fe dhe Atdhe. Përpos kësaj, aty botoheshin studime historike, gjuhësore e letrare. Rëndësi shumë të madhe patën botimet folklorike ku përfshihen “Kanuni i Lekë Dukagjinit” mbeldhur prej Át Shtjefën Gjeçovit dhe “Prralla Kombtare” mbledhur nga Át Donat Kurti.

Periudhat e botimit të Hyllit janë disa. E para i përket viteve 1913-1914 kur Hylli filloi të njihej kombtarisht. Gjatë këtij viti u diskutua aftësia e shqiptarëve për t’u vetëqeverisur. Këto shkrime të cilat cënonin autoritetin e Fuqive të Mëdha, për të cilat Fishta në “Lahuta e Malcis” shkruan “O Evropë, ti kurvë e motit/Që i re mohit besës t’Zotit”, i shtynë që me anë të një politike intrigante ta mbyllnin atë, si e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga fuqia e penës së atë Gjergjit pasi ky i fundit shkroi “Nji komedi e pandershme e shekullit XX” duke shigjetuar Fuqitë e Mëdha.

Periudha e dytë i takon viteve 1921-1924 në të cilën u trajtuan aspekte kulturore, politike, arsimore e kombëtare. Kjo periudhë cilësohej nga Hylli si peridha më demokratike e historisë së shtetit të ri Shqiptar, por gjithçka mbaroi në dhjetorin e 1924-ës kur, pasi u përmbys regjimi i Ahmet Zogut nga lëvizja e Fan Nolit, Zogu u kthye sërish në pushtet. Kësisoj françeskanët e ndërprenë botimin e Hyllit duke pritur një moment më të favorshëm.

Periudha e tretë i takon viteve 1930-1944 e cila mund të cilësohet si periudha më e ndritur e Hyllit të Dritës. Gjatë kësaj periudhe, Hylli u vlerësua me çmime kombëtare e ndërkombëtare, ndërkohë që temat e lëvruara sa vinin e zgjeroheshin.

Autorët e studimeve nuk ishin vetëm shqiptarë, por edhe të huaj ku veçohen Norbert Jokl, Georg Stadtmüller e të tjerë. Ndër botuesit shqiptarë u dallua Át Anton Harapi i cili shkroi në vitin 1944 një analizë tepër të mprehtë mbi çështjen shqiptare.

Por gjithë kjo histori e lavdishme kulture e shkence u ndërpre me ardhjen e komunizmit. Në vitin 1944 u ndalua çdo aktivitet privat dhe u sekuestrua çdo shtypshkronjë në rang kombëtar. Kështu edhe botimi i “Hyllit të Dritës” reshti përkohësisht duke shënuar “Të premten më të zezë”, pas së cilës “E Diela më e bardhë e pashkës” do të vinte në vitin 1993 kur, me insistimin e Át Zef Pllumit do të niste rishtasi botimi i “Hyllit të Dritës”.

Hera e fundit kur botimi u ndërpre ishte viti 1997 kur Shqipëria përjetoi anarkinë.

Në vitin 2013, me rastin e 100 vjetorit të botimit të “Hylli i Dritës”, drejtori i asaj kohe Ardian Ndreca shprehej se “Hylli bën përpjekje që të ecë me kohën, t’u përgjigjet sfidave me gjuhën e shkencës, duke prekur fushat si gjuhësia, albanologjia, historia e të tjera.”

“Hylli i Dritës” ka dhënë, po jep e padyshim edhe do të japë në të ardhmen kontributin e patjetërsueshëm në krijimin e një identiteti shqiptar në çdo fushë.

Në të mbramin çast të jetës, janë lapidare fjalët e Gjergj Fishtës: “Hylli të vazhdojë”. Ky ishte amaneti i tij. Ata që e mabjtën qenë shkrimtarët e studiuesit si Rrota, Prendushi, Harapi, Xoxa, Sirdani, Shantoja, Mjeda Kurti, Kamsi, Logoreci e të tjerë.

Pak ditë më parë, Át Vitor Demaj njoftoi botimin e numrit më të fundit të Hyllit duke na bërë me dije se: “Në ketë numër do të mund të lexoni studime të studiuesve të njoftun mbrenda dhe jashtë Shqipnie. Hylli në ketë numër sjellë kontribute të çmueshme ndër të gjitha lamijet e kulturës shqiptare.”

Kështu Hylli mbeti një yll i ndritshëm në historinë e publicistikës shqiptare, i denjë të krahasohet me revistat simotra në Evropë.

postbck postbck

Recent Posts

Dëshironi domate të shijshme dhe lëngshme, shtoni këtë përbërës natyral në kopshtin tuaj

Nuk ka asgjë më të mirë se domatet e pjekura, të rritura në shtëpi, të…

17 hours ago

“Pandemia dixhitale”, alarmi i ri global për internetin

Stuhitë diellore dhe kabllot nënujore, kërcënim për rrjetin botëror Brishtësia e rrjetit internet mund të…

18 hours ago

“Symfonija e Shqipevet” e Ernest Koliqit ky kushtrim dhe në besëlidhje shpirtërore me fatin e Shqipërisë

Albert Vataj Ka tekste që lexohen si letërsi dhe ka të tjera që ngrihen mbi…

18 hours ago

Flavonoidet, 10 ushqimet që ndihmojnë zemrën, trurin dhe imunitetin

Frutat dhe perimet me ngjyra të forta nuk janë vetëm të bukura për fotografi në…

19 hours ago

OBSH: Si u përhap hantavirusi në anijen turistike!

  Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar se mund të ketë ndodhur një rast…

2 days ago

Çka është hantavirusi nga i cili vdiqën 3 persona dhe si përhapet ai?

  Një shpërthim i dyshuar i virusit të rrallë hantavirus ka shkaktuar shqetësim ndërkombëtar, pasi…

2 days ago