Telefoni celular tashmë është kthyer në objektin e pandashëm dhe shumë të nevojshëm për secilin prej nesh.
Duke qenë kaq i nevojshëm, është mirë të kemi një bateri plot përgjatë gjithë ditës. Studimet e fundit kanë treguar se gjatë gjithë kësaj kohe, kemi qenë duke e karikuar gabim aparatin celular. Ideja e të bërit këtë proçes përgjatë gjithë natës, në fakt është tejet e dëmshme për telefonin.
Kjo sepse në këtë mënyrë, celulari karikohet edhe kur bateria ka arritur 100% të mbushjes, e sipas specialistëve, kjo sjell vetëm tension ekstra për aparatin, çka do të thotë dëmtimin e baterisë, deri në skadimin përfundimtar të saj.
Shpjegimi më konkret lidhet me faktin se bateria ka një përmbajtje acide, e cila nuk kërkon karikimin e plotë.
Kuptohet, të gjithë dëshirojmë një celular të karikuar në maksimum për të nesërmen, por ka disa mënyra të tjera për ta arritur këtë, si psh: eleminimi i programeve që nuk i përdorim, përzgjedhja e zonave të mira me sinjal etj.
Në fakt, mjafton vetëm një orë për të patur një bateri të qëndrueshme, kështu që rrjedhimisht do të na duhet të zbatojmë atë çfarë kanë rekomanduar specialistët.
Një studim i fundit sugjeron se konsumimi i lëngut të panxharit mund të ndikojë…
Në fillim të viteve ’70, Enver Hoxha, i prekur nga diabeti dhe probleme të…
Bomba në ambasadën sovjetike ishte justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22…
Rreth 3,000 anije në muaj kalojnë normalisht nëpër Ngushticën e Hormuzit në Lindjen e…
Të thjeshta, ekonomike dhe të mbushura me vlera ushqyese, vezët e ziera janë…
Një rreth në Zalaegerszeg në perëndim të Hungarisë ka kushtuar 1.5 milionë euro nga…