<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

5 arsyet përse nuk duhet ta lini asnjëherë mëngjesin pa ngrënë

Nëse mendoni të hiqni dorë nga mëngjesi për të rënë nga pesha, mendojeni mirë. Ka patur plot artikuj ku argumentohet rëndësia e një mëngjesi të shëndetshëm për organizmin tonë.

Stomakut i duhet më shumë se sa një filxhan me kafe për të funksionuar siç duhet, e njëjta gjë edhe për organizmin.Më poshtë janë listuar pesë arsye përse duhet të hani mëngjes çdo ditë.

Rregulloni peshën
Ekuilibroni peshën tuaj duke ngrenë mëngjesin e duhur. Sipas të dhënave nëse ju konsumoni një numër të konsiderueshëm kalorish në mëngjes, arrini të ruani një peshë të shëndetshme. Prandaj duhet të hani mëngjes të plotë dhe jo vetëm fruta.

Një zemër të shëndetshme
Mund të mos kesh dëshirë të hash mëngjes, por zemra juaj e kërkon. Meshkujt që nuk konsumojnë mëngjesin sipas statistikave kanë një rrezik 27% më të lartë për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës. Prandaj nëse doni që të keni një zemër të shëndetshme dhe një qarkullim të mirë të gjakut mos e lini pa ngrënë mëngjesin.

Lufton inflamacionin
Sipas një studimi nga Shoqëria Amerikane e Dietologëve, u vëzhgua se inflamacioni mund të parandalohej me ngrënien e mëngjesit. Inflamacioni i lartë në organizëm shkakton dhe përkeqësim të metabolizmit si dhe rrezik ndaj diabetit. Prandaj mbusheni pjatën tuaj në mëngjes me ushqime si vezët, spinaqi, domate, kos dhe mollë.

Merrni vitaminat që ju duhen
Personat që konsumojnë mëngjes çdo ditë arrijnë të plotësojnë që në orët e para nivelet e duhura të vitaminave që i duhen organizmit. Ushqime të pasura me vitaminën D, B12 dhe A që janë vitale për mirëqenien e organizmit. Mungesa e vitaminës D është lidhur me një probabilitet më të madh të prekjes nga diabeti apo sëmundjeve kardiovaskulare. Prandaj mbushni një gotë me lëng portokalli dhe hani mirë.

Më mirë për trurin tuaj
Trurit i duhen më shumë minuta për t’u kthjelluar se sa koha që shpenzoni për të fikur zilen e alarmit të mëngjesit. Mëngjesi është ajo pjesë e regjimit ushqimor që ju jep energjinë e duhur që ju duhet përgjatë gjithë ditës. Prandaj jepini furnizimin e duhur duke përgatitur mëngjese të plota duke kombinuar fruta dhe perime, por pa anashkaluar dhe proteinat apo bulmetin.

postbck postbck

Recent Posts

Do të habiteni nga ajo që përshpejton plakjen tuaj

    Shumë njerëz këto ditë përdorin orë inteligjente për të numëruar hapat, unazat e…

16 hours ago

Paralajmërim nga OBSH-ja/ Ebola mund të përhapet më shpejt nga sa mendohej fillimisht

    Një shpërthim i Ebolës që ka vrarë të paktën 131 persona në Republikën…

16 hours ago

Pse ju ftohen shpesh duart dhe këmbët?

    Një ndjesi e shpeshtë e të ftohtit në duar dhe këmbë mund të…

19 hours ago

Gjermania dhe Kosova bashkë kundër virusit vdekjeprurës: Njëra me ekspertizë, tjetra me pacientë

    Gjermania ka laboratorë të sigurisë së lartë dhe virologë të aftë, ndërsa në…

19 hours ago

Ja çfarë duhet të hamë dhe pimë kur marrim antibiotikë

    Siç mund ta dini, antibiotikët janë një lloj i mahnitshëm i medikamentit, i…

20 hours ago

Këto ushqime rekomandohet të konsumohen ditëve të vjeshtës

    Derisa moti ka filluar të ftohet, edhe imuniteti bie, ndërsa ajo çfarë hamë…

20 hours ago