EGJIPTI KU HISTORIA FLE…
Së fundmi, bëhet me dije për një zbulim të ri dhe shumë të rëndësishëm arkeologjik në nekropolin Saqqara, në jug të Kajros. Arkeologët kanë zbuluar 54 arkivole prej druri dhe shumë prej tyre, pretendohet të datojnë para tre mijë vjetësh, pasi mendohet t’i përkasin periudhës së Mbretërisë së Re.
Tempulli funeral i mbretëreshës Neit, u zbulua gjithashtu pranë piramidës së burrit të saj, mbreti Teti i dinastisë së 6-të të Egjiptit, që daton 4,200 vjet më parë – ka thënë për “Reuters”, arkeologu i njihur Zahi Hawass, i cili kryesoi misionin kërkues arkeologjik.
Sarkofagët përfshijnë të parët, që datojnë nga epoka e Mbretërisë së Re, që gjenden në Saqqara, një lokalitet i trashëgimisë botërore të UNESCO-s, ku gjendet Piramida e Hapit – shpjegojet në deklaratën e Ministrisë së Turizmit dhe Antikiteteve.
Të gdhendura në formën e trupit të njeriut dhe pikturuar me ngjyra të ndritshme, shumë prej tyre janë ende të paprekura.
U gjetën edhe mjete nga lojrat antike, statuja dhe maska.
“Të gjitha këto zbulime, do të rishkruajnë historinë e zonës së Saqqaras dhe Mbretërisë së Re” – ka thënë, Hawass.
Autoritetet i presin me padurim zbulimin e artefakteve të reja, zbuluar rishtas, ndërsa përpiqen të rizgjojnë interesin e vizitorëve, pasi industria e turizmit mori një goditje të rëndë gjatë pandemisë. Numri i turistëve në vend, ra në 3.5 milionë vitin e kaluar, nga 13.1 milionë më 2019. /konica.al
Fishkëllimë, gumëzhimë, fëshfërimë apo zhurmë si zile, të cilat nuk i dëgjon askush…
Migrena është një çrregullim neurologjik që mund të shkaktojë dhimbje të forta koke,…
Ënjtja e këmbëve është një problem i shpeshtë që shumë njerëz e vërejnë…
Ditët bëhen më të shkurtra, ekspozimi në diell zvogëlohet dhe bashkë me vjeshtën…
Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…
Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…