Është e rëndësishme të informoheni dhe të mos bini pre e mashtrimeve.
Imagjinata e hajdutëve për të krijuar mashtrime të reja nuk ka kufizime dhe nëse i shton të gjitha mundësitë që teknologjia e re jep, çdokush mund të jetë një viktimë e mundshme.
Duket se mashtrimi ka mbërritur në Spanjë dhe po përhapet me shpejtësi në Angli, Gjermani, saqë janë të shumtë përdoruesit që janë ankuar. Spanja është ndier e detyrueshme të japë një sqarim për qytetarët që mos bien pre e mashtrimeve në bankomate dhe sigurisht kjo vlen dhe për shqiptarët kudo ku ndodhen.
“Garda Civile” nëpërmjet rrjeteve sociale njoftoi se “duhet pasur kujdes me mashtruesit që përfitojnë kur shkoni të merrni para në bankomate. Nëse operacioni thotë që nuk është korrekt, mos vazhdoni më”.
“Arsyeja është se dikush mund të manipulojë kur dalin faturat, ato nuk do të dalin dhe ju me siguri do të largoheni për ndonjë bankë tjetër. Në këtë moment, paratë e ngecura mund të vidhen nga mashtruesit. Për këtë arsye, Garda Civile këshillon të thërrisni bankën me telefonat që zakonisht ofrohen në ATM.
Mashtrimet e tjera të famshme kanë shërbyer për të vjedhur shumë njerëz, prandaj është e rëndësishme të informoheni dhe të mos bini pre e tyre”, thuhet në njoftimin e tyre.
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…
Shkencëtarët kanë identifikuar shkakun e mpiksjeve shumë të rralla të gjakut tek disa persona…
Të pasur me proteina dhe probiotikë, këto produkte ndihmojnë në ngopje dhe tretje – por…