Një qen i quajtur Eclipse tregohet shumë i pavarur pasi çdo ditë shkon vetë me autobus në parkun e qenve në Seattle të Britanisë së Madhe.
Për shumë vite, qeni është bërë shumë i pëlqyer në shoqëri pasi po shihet si një inspirim duke u quajtur ndryshe edhe si “zonja e pavarur”.
Si një vajzë e mirë, qeni pret me durim në stacionin e autobusëve afër shtëpisë së tij. Kur autobusi arrin në stacion, ai hipë në të dhe përshëndetet nga fansat e tij, shkruan My Modern Met.
Sipas vëzhguesve të tij, qeni më pas zbret në parkun e qenve ku kalon kohë duke vrapuar dhe duke u shoqëruar me qentë e tjerë e më pas hipë prapë në autobus dhe kthehet në shtëpinë e saj.
Thuhet se qeni u mësua të udhëtonte i vetëm me autobus prej ditës kur shoqëruesi i tij, Jeff Young kishte vonuar shumë për të përfunduar pirjen e cigares derisa po prisnin autobusin për t’u kthyer bashkë në shtëpi. Në këto momente qeni kishte hipur vetë në mjetin transportues dhe ishte kthyer në shtëpi. Që nga ajo ditë, qeni është bërë i pavarur duke shkuar vetë në park.
Një studim i fundit sugjeron se konsumimi i lëngut të panxharit mund të ndikojë…
Në fillim të viteve ’70, Enver Hoxha, i prekur nga diabeti dhe probleme të…
Bomba në ambasadën sovjetike ishte justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22…
Rreth 3,000 anije në muaj kalojnë normalisht nëpër Ngushticën e Hormuzit në Lindjen e…
Të thjeshta, ekonomike dhe të mbushura me vlera ushqyese, vezët e ziera janë…
Një rreth në Zalaegerszeg në perëndim të Hungarisë ka kushtuar 1.5 milionë euro nga…