<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Këto janë 8 kafshët më inteligjente

Rakunët

Këto kafshë të lezetshme dhe të vogëla kanë një tru shumë të zhvilluar. Po ashtu mund t’i mbajnë në mend edhe detajet më të vogla. Kanë aftësi t’i mësojnë 300 komanda të ndryshme të cilat mund t’i kujtojnë pa vështirësi.

Pëllumbat

Siç dihet, në kohët e lashta, komunikimi prej një vendi në vend është bërë përmes pëllumbave. Arsyeja është se e kanë një aftësi të jashtëzakonshme të orientimit me të cilën mund të gjejnë rrugët pa gabim.

Minjtë

Kush kishte thënë që edhe minjtë kishin me hy në këtë listë. Edhe pse thuhet që minjtë nuk janë edhe aq të zgjuar, sipas hulumtimeve të bëra është parë që edhe këta kafshë kanë një tru shumë të zhvilluar. Kanë aftësinë të kujtimit dhe adaptimin në çfarëdo situate që është më ndryshe.

Majmunët

Këto kafshë në shumë raste janë të aftë të mendojnë dhe kanë kapacitet të lëvizjes. Ndejtja në një grup, menaxhimi i tyre dhe në shumë gjëra tjera, janë të ngjashëm si me njerëzit, për këtë arsye edhe hynë në grupin e kafshëve më të zgjuara.

Oktopodët

Sipas hulumtimeve është parë që oktopodët shumë lehtë mund të mësohen nëpërmjet vëzhgimit të gjërave. Oktopodët kanë aftësinë të dallojnë madhësinë, shkëlqimin dhe formën e objekteve.

Balenat

Prej kafshëve më të mëdha në botë, balenat e kanë të zhvilluar aftësinë e komunikimit dhe organizimin. Dhe sipas hulumtimeve të bëra, është parë që balenat janë edhe emocionalisht shumë të ndjeshme. Këto mund ta përjetojnë dhimbjen, trishtimin, gëzimin, dashurin për prindërit.

Derrat

Jemi mësuar që derrat t’i shohim gjithmonë në ambientet a papastërta. Sipas hulumtimeve të bëra gjatë viteve 90’ta, është parë që edhe derrat sikurse majmunët kanë aftësi të të mësuarit shumë shpejtë. Po ashtu derrat mund të shohin ëndrra dhe mund ta kujtojnë emrin të cilën ia kanë vënë.

Elefantët

Elefantët e kanë një tru prej 5 kilogramësh. Sipas disa hulumtimeve të bëra është parë që elefantët objektet të ndryshme mund t’i përdorin për qëllime të ndryshme. Po ashtu kanë aftësinë e të punuarit në mënyrë grupore.

postbck postbck

Recent Posts

“Vape” në duart e adoleshentëve – një realitet shqetësues që duhet të jetë ALARM për të rriturit

OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…

6 hours ago

Lufta për mbijetesë në natyrë – ujku dhe karibuja

Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…

1 day ago

Syzet inteligjente dhe inteligjenca artificiale – mënyrë e re për të mashtruar në provime

Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…

1 day ago

Si dhe kur të ujiten pemët e reja?! Kujdes mos e bëni këtë gabim…

  Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…

1 day ago

Një grusht rërë mund ta shpëtojë kopshtin?! Habit studimi…

  Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…

1 day ago

Një ilaç me bazë bimore po ndryshon luftën kundër duhanit

  Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…

1 day ago