<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

10 rekorde të pabesueshme që mbahen nga Zvicra

Rekordet janë në fushën e shkencës, zbulimit, sportit, ushqimit dhe shumë rekorde të tjera interesante.

1. Tuneli më i gjatë i trenit në botë – “Gotthard Base Tunnel” është hapur në dhjetor të viti 2016. Ky tunel është 57 km i gjatë dhe është tuneli më i gjatë i trenave në botë. Ai shkurtoi kohën e udhëtimi dhe nga Cyrihu në Lugano udhëton për 45 minuta. Ky projekt zgjati 20 vjet dhe u hap sipas kohës. Sa shumë zvicerane.

2. Hekurudha më e madhe me rrota në botë: Pilatusbahn-Është hapur më 1889 dhe kjo hekurudhë është pranë liqenit të Lucernit dhe është e gjatë mbi 4 km me 1635 metra lartësi. Shpejtësia maksimale e saj është 9 km/orë.

3. Shkallët më të gjata në botë: Niesen-Shkallët më të gjatë në botë hapen vetëm një herë në vit. Është e vendosur përgjatë vijës hekurudhore në Alpet Bernese, dhe 11.674 hapa, që shtrihen në një pjerrësi prej 3.4 km. Çdo qershor është e hapur dhe është një garë rraskapitëse se kush ngjitet më së shpejti.

4. Makina e parë rrotulluese: Titlis-Gjithashtu është e vendosur pranë liqenit të Lucernit dhe “Titlis Rotair” rrotullohet 360 gradë, pasi transporton shikuesit, por edhe skiatorët deri në lartësinë 3020 metra.

5. Ura më e frikshme në botë: Titlis Cliff Walk-Është e gjerë vetëm një metër, derisa është 100 metra e gjatë dhe është e lidhur 500 metra mbi një akullnajë. Është e vendosur 3000 metra mbi nivelin e detit në malin Titlis dhe u quajt ‘ura më e frikshme në botë’ nga një gazetë në Mbretërinë e Bashkuar kur u hap më 2012. Sigurisht kjo është një çështje mendimi.

6. Ura e vetme lidhëse në pikën më kulmore në botë: Glacier 3,000-Kjo është hapur më 2014. “Tissot Peak Walk” është një urë lidhëse 107 metra që lidh Glacier 3,000 me Scex Rouge. Është ura e vetme në botë për të lidhur dy majat e maleve.

7. Gara më e gjatë e skijimit në botë: Lauberhorn-Wengen-Kjo garë mbahet në janar dhe gara e famshme është 4.4 km e gjatë. I pari është mbajtur më 1930. Ngjarja transmetohet në televizionin zviceran dhe tërheq më shumë se një milion shikues për çdo vit.

8. Gara më e gjatë e vozitjes në barkë: Tour du Lac-“Tour du Leman a l’Avel apo Tour du Lac, është gara më e gjatë e cila mbulon 160 km në Liqenin e Gjenevës. Gara mbahet gjatë muajit shtator.

9. Rekordi në paraglajdizëm: Zvicra-Ekipi zviceran ka fituar kampionatin botëror shtatë herë nga viti 1991 deri më 2005.

10. Rekordi i Roger Federer- Tenisti zviceran në janar fitoi Grand Slemin e 18-të në karrierë. Këtë e arriti në “Australian Open”. Martina Navratilova e ka arritur këtë në konkurrencën e femrave.

postbck postbck

Recent Posts

Pse shumë njerëz po konsumojnë kafe me limon, ky është efekti i saj

    Shumë njerëz nuk mund ta nisin ditën pa kafe. Ajo thuhet se rrit…

9 hours ago

Dhimbja e kokës nga dielli i fortë, pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta?

    Dhimbja e kokës kur ekspozohesh ndaj diellit të fortë të muajve të verës…

11 hours ago

Nëse vuani nga diabeti, bëni kujdes me këto ushqime

    Personat që vuajnë nga diabeti duhet t’i kushtojnë rëndësi të veçantë ushqimeve që…

1 day ago

Studim i ri: Mishi i kuq lidhet me rrezik më të lartë për kancer të pankreasit

    Personat që konsumojnë rregullisht sasi të mëdha të mishit të kuq mund të…

2 days ago

Disa veti të sodës bikarboni që nuk i keni ditur

    Vetitë tjera të sodës bikarbonat Sigurisht që e keni në një kuti në…

2 days ago

A e dini se qepa e kuqe parandalon këtë problem që e kemi shumica

    Maska që ju ndihmon të keni flokë të shëndetshëm. Flokët e hollë dhe që këputen…

2 days ago