<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ja si ti përgatisni gjethet e ullirit për trajtimin e hipertensionit

Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në Egjiptin e lashtë. Që prej asaj kohe, ka marrë famë si një mjet shumë i fuqishëm kundër sëmundjeve.

Një sërë studimesh shkencore të cilave i referohet AgroWeb kanë nxjerrë në pah, që gjethja e ullirit rrit energjinë në organizëm, mban tensionin e gjakut nën kontroll, mbron sistemin kardiovaskular dhe atë imunitar.

Gjethet e Ullirit janë përdorur që në lashtësi për trajtimin e hipersionit apo tensionit të lartë të gjakut në mënyrë natyrale.

Më poshtë keni një kurë të vjetër popullore se si të përgatisni gjethet e ullirit për të ulur tensionin në mënyrë natyrale.

Në përgatitjen e kësaj kure ju duhen 60-70 gjethe ulliri, të cilat hidhen në një litër ujë dhe zihen sa të mbeten rreth 600 mililitra. Ena lihet e mbuluar 5-6 minuta pastaj kullohet përmes një kullorëse kuzhine. Pihet një filxhan 2 herë në ditë esëll dhe para gjumit për 15-25 ditë rresht.

Disa vlerat e verifikuara të përdorimit të gjetheve të ullirit krahas tensionit të gjakut:

Ul tensionin e gjakut
Një studim i vitit 2011 tregoi që ekstraktet e gjethes së ullirit kishin aftësinë të ulnin tensionin e gjakut. Pjesëmarrësit në studim konsumuan 500 miligramë ekstrakt gjethe ulliri, dy herë në ditë për tetë javë dhe ia dolën të ulnin tensionin pa pasur nevojën e medikamenteve.

Përmirëson shëndetin e zemrës
Gjethet e ullirit janë përdorur prej mijëra vitesh si tonik bimor për të garantuar shëndetin kardiovaskular. Ato ulin nivelin e kolesterolit dhe mbajnë tensionin e gjakut në nivel normal. Disa substanca që gjenden tek këto gjethe kanë ndikim në uljen e rrezikut nga sëmundjet koronare dhe disa tumoreve.

Diabeti
Ekstraktet e gjethes së ullirit arrijnë të ulin nivelin e sheqerit në gjak. Për më tepër, ky ekstrakt mban nën kontroll nivelin e glukozës në gjak dhe ngadalëson prodhimin e sheqerit që shkakton sëmundje inflamatore siç është diabeti.

Ul rrezikun e zhvillimit të qelizave të rrezikshme
Gjethet e ullirit luajnë një rol të rëndësishëm në trajtimin natyral të tumoreve. Ato përmbajnë antioksidantë dhe substance të tjera që kanë aftësinë të parandalojnë riprodhimin dhe migrimin e qelizave të avancuara të rrezikshme

Përmirëson funksionet e trurit
Studimet kanë treguar që disa nga përbërësit e gjetheve të ullirit, ulin shanset e simptomave të çrregullimeve nervore që kanë lidhje me moshën si Demencia dhe Alzheimer. Studimet sugjerojnë që radikalet e lira luajnë një rol në zhvillimin e këtyre sëmundjeve. Gjethja e ullirit është e pasur me antioksidantë që luftojnë këto radikale dhe si rrjedhojë mbrojnë trurin nga humbja e kujtesës

postbck postbck

Recent Posts

Pse në vitin 1816 nuk kishte verë? Katastrofa klimatike që ndryshoi historinë e njerëzimit

  Viti 1816 ka hyrë në histori si “Viti pa Verë”, një nga anomalitë klimatike…

15 hours ago

Shenjat që tregojnë se keni mungesë magnezi

    Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme për funksionimin e duhur të…

15 hours ago

Mollët apo dardhat? Cili frut ndikon më pak në sheqerin në gjak te personat me diabet?

] Mollët dhe dardhat janë fruta të pasura me vlera ushqyese dhe mund të jenë…

16 hours ago

Kur shqiptarët luftuan kundër shqiptarëve: Përçarjet që i kushtuan shtrenjtë kombit

Historia shqiptare nuk është vetëm histori kryengritjesh, heronjsh dhe luftërash për liri. Ajo është edhe…

16 hours ago

Nëse vëreni se dikush sillet kështu, reagoni menjëherë: Mund të jetë shenjë e tumorit në tru

    Mjekët paralajmërojnë se simptomat e para shpesh nuk janë dhimbjet e kokës, por…

17 hours ago

A zgjoheni shpesh gjatë natës? Trupi mund t’ju tregojë diçka që nuk duhet ta injoroni

    Zgjimi gjatë natës është diçka që u ndodh shumë njerëzve, por kur përsëritet…

17 hours ago