“Le Courrier de Saône et Loire” ka botuar, të shtunën e 23 nëntorit 1912, në ballinë, një shkrim mbi mizoritë e gjeneralëve dhe ushtarëve serbë ndaj shqiptarëve, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
MIZORITË SERBE
“Vjenë – Një korrespondent i Reichspost, i cili ka qëndruar tri ditë në Nish, dërgon një rrëfim të mizorive të kryera nga ushtarët serbë ndaj të burgosurve turq dhe shqiptarë.
Një mjek i Kryqit të Kuq tha se në Kratovë gjenerali Stefanoviç kishte shpërndarë në dy rreshta 100 të burgosur shqiptarë dhe qëlloi mbi ta me mitraloz. Gjenerali deklaroi se këto egërsira duhet të shfaroseshin në mënyrë që Austria të mos gjejë më shqiptarët e saj të dashur.
Gjenerali Ziskoviç masakroi në Stenicë 950 fisnikë shqiptarë dhe turq sepse 10.000 shqiptarë e kishin bërë shumë të vështirë marshimin e trupave serbe (për t’u konfirmuar kjo pengesë)”.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat,…
Pozicioni i kokës gjatë gjumit mund të ndikojë më shumë sesa mendoni në shëndetin…
Shpimi i veshëve tek foshnjat mbetet një temë e debatueshme për shumë prindër. Ja…
Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë! Nga Lira Gjika Mbylle gojën Kjo…
Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në Dritare TV, theksoi se Himara është një…
Pas vendimit për të mos u dorëzuar, ushtarët italianë në Shqipëri nuk mbetën të…