“L’Echo de Paris” ka botuar, të martën e 25 marsit 1913, në faqen e tretë ka publikuar intervistën që Esat Pashë Toptani ia ka dhënë asokohe gazetës greke “L’Acropolis”, në lidhje me opinionin e tij mbi krijimin e një shteti të pavaur shqiptar. shkrimi është si më poshtë.
“’L’Acropolis’ boton një intervistë me Esat Pashën. I pyetur se çfarë mendon mbi formimin e shtetit shqiptar, ai u përgjigj:
‘Unë mendoj se një shtet i tillë, midis Malit të Zi, Serbisë, Bullgarisë dhe Greqisë, kurrë nuk do të mund të jetojë: mosbindja është diçka e pranishme në mesin e shqiptarëve; ata duan rrëmujën dhe vjedhjen. Si do të mund të jetojë ky popull, me të meta të tilla, të paditur, pa civilizim dhe myslimanë? E rrethuar nga elementë të një race dhe feje tjetër midis kombeve të përparuara në civilizim dhe artin ushtarak, Shqipëria është një Turqi e vogël. Kur një Turqi e madhe nuk mundi të jetonte në Evropë, si mund të rezistojë një Turqi e vogël si Shqipëria’?
‘Nëse Austria dhe Italia’, vazhdoi Esat Pasha, ‘kërkojnë të krijojnë një Shqipëri të pavarur, ato humbin kohën e tyre, por nëse kërkojnë të krijojnë një provincë austro-italiane, atëherë këto fuqi do të mbështesin këtë shtet të vogël, por pa dobi do të kërkojmë në të ardhmen shtetin shqiptar’”. /Darsiani/
Gjermania ka laboratorë të sigurisë së lartë dhe virologë të aftë, ndërsa në…
Siç mund ta dini, antibiotikët janë një lloj i mahnitshëm i medikamentit, i…
Derisa moti ka filluar të ftohet, edhe imuniteti bie, ndërsa ajo çfarë hamë…
Kur ju keni thirrur një njeri me emrin e gabuar apo kur në…
Në një lartësi prej rreth 4,587 metrash mbi nivelin e detit, në luginën…
Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e…