<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Mos i injoroni kurrë, këto janë 3 arsyet pse ju ënjten gishtat e duarve

Gishtat ënjten për një sërë arsyesh, disa të padëmshme, por ndonjëherë ënjta mund të paralajmërojë për gjendje më të rënda shëndetësore. Ja cilat janë disa nga shkaqet më të zakonshme të ënjtjes së gishtave, dhe kur duhet të konsultoheni me mjekun.

Abuzimi me kripën: Teprimi me ushqimet shumë të kripura mund t’ju shkaktojë ënjtje të gishtave. Trupi përpiqet që të mbajë një balancë të ujit dhe kripës. Duke konsumuar shumë kripë, trupi e kompenson këtë duke ruajtur shumë ujë në trup, prandaj krijohet edhe ënjtja. Zakonisht, ënjtja e shkaktuar nga konsumimi i tepërt i ushqimeve të kripura largohet vetvetiu brena disa ditësh. Nëse e keni kufizuar kripën dhe vazhdoni t’i keni sërish duart e ënjtura, duhet të konsultoheni me një mjek.LAJME TË NGJASHME

Osteoartriti ose artriti reumatoid: Nëse ju janë ënjtur artikulacionet kockore të gishtave, shkaku mund të jetë osteoartriti, sidomos nëse i keni gishtat të ënjtura në mëngjes. Osteoartriti shoqërohet shpesh (jo gjithmonë) me dhembje dhe ngurtësim të gishtave. Artriti reumatoid, një sëmundje autoimunitare që prek veshjen e  brendshme të artikulacioneve, mund të shkaktojë gjithashtu ënjtje. Ndryshe nga osteoartriti, artriti reumatoid nuk është një sëmundje e lidhur me moshën dhe mund t’i ndodhë kujtdo, në çdo moshë. Zakonisht njerëzit me artrit reumatoid kanë ënjtje të kyçeve dhe artikulacioneve të gishtave.

Probleme me veshkat: Nëse veshkat nuk i filtrojnë mirë të gjitha lëngjet, trupi do t’i ruajë ato, dhe si pasojë shkaktohet ënjtja në disa pjesë të trupit, njohur në gjuhën mjekësore si edema. Edema mund të prekë çdo pjesë të trupit, megjithatë shkakton më shumë ënjtje të duarve, këmbëve dhe artikulacioneve. Veshkat rregullojnë dhe elektrolitet në tru, kështu çdo lloj problemi me veshkat mund të ndikojë te ky proces. Hipertensioni dhe diabeti janë disa nga sëmundjet që mund të shkaktojë këto probleme me veshkat.

postbck postbck

Recent Posts

Rasti i parë me ethet e Nilit/ Sëmundja konfirmohet në Korçë, ekspertët: Përhapet nga pickimi i mushkonjave

    Ethet e Nilit hyjnë edhe në Shqipëri pasi më 1 gusht është diagnostikuar…

8 hours ago

Truri plaket gradualisht: ja çfarë ndodh që në moshën 24-vjeçare

Kur mendojmë për plakjen e trurit, zakonisht imagjinojmë moshën e thyer: kujtesë që dobësohet, reflekse…

9 hours ago

Mbyllur prej 83 vitesh, Muzeu në Londër rihap dhomën sekrete

    Muzeu i Historisë Natyrore në Londër do të rihapë më 16 shtator një…

9 hours ago

Pse disa njerëz janë “magnet” për mushkonjat?

    Shumë kohë para se të zbresin, mushkonjat lexojnë sinjalet e trupit tonë nga…

1 day ago

Efektet që nuk i dimë se na sjell shalqiri

    Shalqini është një nga frutat më të preferuara gjatë verës, jo vetëm për…

1 day ago

Si të humbisni peshën e barkut

    Ndër problemet më të mëdha sa i përket peshës tek njerëzit ndër vite…

1 day ago