<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

8 krijesat “e frikshme” në punën e Edgar Alan Poe-s!

NUK E KISHIT DITUR!

Edgar Allan Poe ka qenë një mjeshtër i hershëm i horrorit. 

Ai e vendosi mjeshtërisht burimin e tij në shpirt duke shkruar: “Nëse në shumë prej punimeve të mia ka pasur horror dhe frikë, unë pohoj se ato nuk kanë ardhur nga Gjermania, por nga shpirti.”

Është demonstruar aftësia e tij e çuditshme për të vendosur në tinguj thellësitë e psikikës njerëzore në shumë nga historitë dhe poezitë e tij. 

Ai na josh duke filluar me një shënim të brendshëm dhe na tërheq akoma më shumë me një fund të ethshëm. Tregimet e tij janë të mbushura me metafora kafshësh.

Këtu janë disa prej krijesave që ai ka përmendur:

8- Pinguini – Novel: Tregimi i Arthur Gordon Pym, i Nantucket

Jo vetëm pinguinët, por albatrosët dhe zogj të tjerë të detit janë përshkruar në këtë libër, edhe pse ata nuk figurojnë shumë në punën e tij. Në fillim të tregimit, autori është shpëtuar nga një anije balenash e quajtur “Penguin”.

Si novella e vetme e Poe, ky libër pati një ndikim të madh. Studiuesit kanë vërejtur ngjashmëri mes tij dhe Moby-Dick-ut të Herman Melville. Është cituar gjithashtu si një ndikim mbi poetin francez Charles Baudelaire dhe shkrimtarin francez Jules Verne, i cili shkroi një vazhdim të tregimit. 

Një shkrimtar tjetër francez, Georges Perec, përdori emrin Arthur Gordon Pym për t’iu referuar Poe-së në librin e tij A Void, i cili është shkruar tërësisht pa shkronjën e.

7- Krimbi që kthehet në bishë – Poemë: “Krimbi pushtues”

Një përshkrim i shkurtër, por i çuditshëm i një shfaqjeje të parë vetëm nga engjëjt që përfshijnë kukullat të cilat përfaqësojnë njerëzimin. Në pamundësi për të kontrolluar fatin e tyre, këto kukulla janë në fund të fundit ushqim për krimbin bishë. Dhe atëherë loja ka mbaruar. Më shumë se sa shqetësuese.

6 – Kali – Histori: “Metzengerstein” (Titruar: “Një histori në imitim të gjermanëve”)

Ky është një tregim Gotik hakmarrjeje në të cilën nocioni i metempsikozës (kalimi i shpirtit të vdekur në një trup tjetër) është përësor. Në këtë rast, kreu i një familje fisnike (von Berlifitzing) vritet nga një tjetër (Metzengerstein). Shpirti i të parëve kalon në trupin e një kali, të cilin Metzengersteini vrasës e përdor për vdekjen e tij.

5- Bubuzheli – Histori: “Bubuzheli i artë”

Ky është me të vërtetë një nga tregimet më të shquara që Poe ka prodhuar. Kujtoni se Poe kishte vdekur prej 10 vjetësh, kur lindi Arthur Conan Doyle, i cili na ofroi Sherlock Holmes-in e pamposhtur.

“Buburreci i artë” është një brumbull, ose bubuzhel, që bëhet i domosdoshëm për zbulimin e thesarit të Kapiten Kidd-it. Metodologjia e Poe në këtë histori është një mrekulli e përshëndetur edhe nga regjisori Alfred Hitchcock.

4 – Korbi – Poemë: Korbi

Kjo poemë, më e njohura, më e famshmja, rreth një zogu të zi të madh që zvarritet në mënyrë të pashpjegueshme në dhomat e tregimtarit të hidhëruar, ka prodhuar një numër të madh parodish gazmore.

Edhe në vendin tonë kjo poemë është shumë e njohur, e përdorur gjerësisht në tekstet shkollore.

Më poshtë po iu japim disa rreshta për nostalgji:

Një mes-nate të bezdisur,

Tek këndonja i zalisur,

Disa pralla dhe magjira,

Të një shkence të harruar.

Tek dermitnja i kapitur,

Befas vjen një e trokitur

Era frynte që përjashta,

Rrihte perdet e mëndafshta,

Dhe më ngjethte dhe më derthte.

3- Mola – Histori: “The sphinx”

“Sphinx-i” i Alan Poe ka të bëjë me një njeri që kontribuon në vendin e tij për të shmangur shpërthimin e papritur të kolerës në qytet. Por, ai është aq i frikësuar nga mendimet dhe se sheh në një fshat përreth, një krijesë të madhe dhe të tmerrshme që synon gjetjen dhe vrasjen e tij.

Pasi ai e sheh bishën jo një herë, por dy herë, ia thotë këtë gjë strehuesit të tij. Ajo që ai e ka parë në të vërtetë ishte një molë shumë e vogël, në një distancë shumë të afërt (e njohur edhe si mola me kokën e vdekjes).

2 – Orangutangu – Histori: Vrasjet në Rue Morgue

Bëhet fjalë për një orangutang, ose siç e shkruante Poe, ‘ourang-outang’, (i pari ynë) i cili kryen vrasjet në Rue Morgue.

Dhe nëse nuk e keni lexuar tashmë historinë e tmerrshme të Hop-Frog, ju duhet të shihni se si Poe punëson orangutangun atje.

1 – Macja – Histori: Macja e zezë

Kush mund të harrojë takimin e tij të parë me macen e zezë? 

Shqetësuese në kaq shumë mënyra, historia tregon një rast të asaj që mund të quhet sindromi fatal i alkoolit. Dashuria e dukshme e tregimtarëve për kafshët kthehet në një hidhërim dhe brutalitet irracional. 

Tmerrësisht e plagosur, pastaj e vrarë brutalisht, siç është gruaja e tregimtarit, macja hakmerret në fund. (Poe vetë, rastësisht, kishte një mace shumë të dashur me emrin Cattarina.) /Konica.al /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Apollonia dhe Bylisi: Grekë apo Ilirë? Debati që zgjat prej shekujsh, por faktet flasin shqip

A ishin qytetet si Apollonia dhe Bylisi grekë, apo ilirë? Ky është një debat i…

34 minutes ago

Halim Dauti, lauhtari nga Vllahia e Shalës që këndoj versionin më të gjatë të këngës për Betejën e Kosovës (1389)

Halim Dauti është një figurë e njohur jo vetëm në fshatin Vllahi, por edhe në…

3 hours ago

Pse u dëbuan kelmendasit nga trojet e tyre! Historia sipas arkivës së Vatikanit. Flet Dom Frrok Zefi!

Në një rrugëtim të gjatë e të mundimshëm nëpër pluhurin e shekujve dhe labirintet e…

3 hours ago

Shqipëria kufizohet me Greqinë nga lumi Arta, në veri nga Bosnja: Shqiptarët janë ilirët dhe epirotët e lashtë

SHQIPËRIA KUFIZOHET ME GREQINË NGA LUMI ARTA; NË VERI NGA BOSNJA. SHQIPTARËT JANË ILIRËT DHE…

2 days ago

Roli i hoxhallarëve si mësues shkollash në vitet ’20

Xhafer Sadiku Qeveritë shqiptare, pas Pavarësisë, e konsideruan hapjen e shkollave një prioritet themelor të…

3 days ago

Ky hormon është matësi i heshtur i pjellorisë: Tregon nëse një grua mund të mbetet ende shtatzënë

Analiza e këtij hormoni në gjak ndihmon mjekët të vlerësojnë rezervën e vezëve në vezore,…

3 days ago