<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Gravura e rrallë e botuar në vitin 1937, kur Gjergj Kastrioti – Skënderbeu hynte në Krujë


Në vitin 1937, në një numër të veçantë kushtuar 25-vjetorit të Pavarësisë, Revista LEKA, e cila botohej në Shkodër, botonte edhe këtë gravurë të rrallë (dhuruar me ç’duket nga shqiptarët e Izmirit) ku paraqitet Skënderbeu në momentin e hyrjes në Krujë dhe shpalljes së parë të “Pavarësisë” së Shqipërisë më 28 nëntor 1443.

Gravura, siç citohet në diçiturë, është shkëputur si njësi ilustrative për dramën historike me katër akte “Skënderbeu, ose Heroi i Krishterë”, e cila u shkrua në vitin 1862 nga A.C. Guenot e që u vu në skenat e Parisit disa herë gjatë fundit të shekullit IX.

Është interesant fakti se gravura në fjalë nuk gjendet në botimin origjinal të tekstit të dramës së përpunuar në vitin 1891, nga Rogatien Faurrès, dhe duket se përbën një material të rrallë edhe sot e kësaj dite, pasi nuk gjendet në asnjë nga botimet e studimet mëvonshme që janë bërë për Skënderbeun e Shqipërinë, e as në prurjet e reja të viteve të fundit, falë dixhitalizimit të shumë fondeve të bibliotekave publike e private.

Kurse vetë botimi i autorit origjinal i vitit 1862, ndonëse përmendet në bibliografitë kushtuar autorëve francezë që kanë shkruar për Shqipërinë ( shih: Vepra të autorëve e studiuesve francezë për shqiptarët, Shek. XVI-XX, nga Etleva Domi dhe Aferdita Harxhi, 2001), nuk ka lënë thuajse asnjë gjurmë në biblioteka e projekte të tjera, duke mbetur thjesht një referencë, pa arritur të studiohet e t’u nxirren si pasojë në pah as këto elmentë në dukje të parëndësishëm, por shumë interesantë e të qenësishëm. A.P.

postbck postbck

Recent Posts

Banania 6 milionë dollarëshe që tronditi botën e artit, historia e pazakontë pas veprës kontroverse

    Një banane e ngjitur në mur me shirit ngjitës mund të duket si…

1 day ago

Çfarë i ndodh trupit nëse hani molla çdo ditë?

    Molla është një nga frutat më të njohura në botë për shkak të…

1 day ago

Si po ndikon ndryshimi i klimës në përbërjen e gjakut të njeriut?

Rritja e vazhdueshme e dioksidit të karbonit (CO₂) në atmosferë mund të lidhet jo vetëm…

1 day ago

Truku i thjeshtë me kapëse druri që po përdorin shoferët gjatë vapës

  Një objekt krejt i zakonshëm shtëpiak mund ta bëjë pak më të këndshme vozitjen…

1 day ago

6 vendet më të mira në Europë për pushime vjeshtore

Vjeshta është pa dyshim koha e duhur për të udhëtuar në Europë. Përveç turmave më…

1 day ago

Kjo është vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

    Krijohet një vaksinë universale kundër gripit. Deri tani ka rezultuar efikase dhe e…

1 day ago