Viti 2020 ishte i pazakontë për të gjithë njerëzit në mbarë botën, e si pasojë ka prodhuar edhe shumë fotografi prekëse, të cilat kanë mesazhe shumë të fuqishme.
Por fotografia e zgjedhur si fituese e “Ocean Photograph Awards” në revistën “Oceanographic” është ajo e dy pinguinëve. Fotoja është realizuar në Australi nga fotografi gjerman, Tobias Baumgaertner.
St. Kilda Pier në Melburn ka një koloni prej rreth 1,400 pinguinësh “zana”, specia më e vogël e pinguinit me një lartësi mesatare prej vetëm 33 cm dhe e gjithë kolonia monitorohet nga vullnetarë.
“Një vullnetar mu afrua dhe më tha se pinguini i bardhë ishte një zonjë e moshuar që kishte humbur partnerin e saj dhe mesa duket, edhe pinguini pranë saj, kishte humbur partneren e tij”, shkroi Baumgaertner në “Instagram”.
Ai ka treguar gjithashtu se që nga ajo kohë pinguinët takohen rregullisht për të ngushëlluar njëri-tjetrin dhe qëndrojnë bashkë për orë të tëra nën dritat e qytetit.
Me ardhjen e vjeshtës, shumë njerëz vërejnë më shumë flokë në krehër, në…
Nga Albert Vataj Mushafi rrethor osman, i njohur si Kurani i detarëve, është një prej…
Nëse ju pëlqen hudhra dhe e hani në të gjitha format e saj, të…
Nga Parisi në Pragë e Vjenë, atentatet ndaj figurave politike shqiptare dhe përpjekjet për eliminimin…
Enët e gjakut luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm. Ato transportojnë…
Konsumimi i një solucioni me sodë buke mund të lehtësojë artritin, sugjeron një…