Raporti sekret – Sa grekë dhe italianë lanë kockat gjatë luftës në Shqipëri. Ja drafti grek i zhvarrimeve

Nisja e punimeve për gjetjen, identifikimin, zhvarrosjen dhe varrosjen e ushtarëve grekë të rënë në territorin shqiptar gjatë luftës italo-greke në vitet 1940-1941, ka provokuar sërish disa debate.

Tanimë janë dy vendprehje, në Këlcyrë dhe Bularat, të dyja në qarkun e Gjirokastrës, ndërkohë që për disa aktorë politikë, çështja po synohet të mbarset emocionalisht me të ashtuquajturin skandal i Kosinës.

Shqipëria mund të jetë i vetmi vend në botë që mban sekret, ose më mirë nuk tregon numrin e të vdekurve të një lufte ku ajo ishte vetë viktimë.

Dedë Prenga, kryetar i komisionit shtetëror për këtë çështje, deklaronte disa ditë më parë në një intervistë për TemA TV, se të dyja palët japin shifra të ndryshme sa i përket të vdekurve grekë në luftën në fjalë.

Duke qenë se kjo është një çështje e ndjeshme, e mira e punës e do që t’i drejtohemi të dhënave zyrtare.

Meqenëse Republika e Shqipërisë është shtet shumë serioz dhe nuk bëzan, një rrugë është t’i drejtohemi Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, që është më transparente në këtë drejtim.

Në botimin e vitit 1987, të Ministrisë së Mbrojtjes, posaçërisht Akademisë Ushtarake, me titull: “Historia e Artit Ushtarak Botëror”, me autorë Ibrahim Pajova dhe Shahin Leka, luftës italo-greke, i kushtohen 42 faqe(fq. 288- 330).

Analiza e bërë në këtë hapësirë është e pajisur me harta dhe aty jepen në hollësi veprimet ushtarake të kryera në kuadër të kësaj lufte, shkruan Respublica. Mund të sillet këtu informacioni se lufta në fjalë, për aq sa i intereson Shqipërisë, ndahet në tre etapa, duke nisur që nga momenti i kundërmësymjes greke që u zhvillua në territorin tonë:

Etapa e parë: 14 nëntor- 22 nëntor 1940 në drejtimet Nestorion-Dardhë – Korçë dhe Prespa e vogël – Mali Ivan. Përparimi i plotë i trupave greke, 12-20 km.

Etapa e dytë: 23 nëntor-12 dhjetor 1940. Drejtim kryesor Janinë-Berat, kurse Korçë – Elbasan mbeti drejtim mbështetës dhe angazhues për forcat italiane. Përparimi mesata ditor 4 km.

Etapa e tretë: 13 dhjetor – 6 janar 1941. Drejtimi mbetet I pandryshuar. Përparimi mesatar ditor 300-350 m.

Detyrat për këto veprime iu ngarkuan Armatës së Maqedonisë Perëndimore dhe Korparmatës I. Më vonë pati riorganizime dhe u vunë në veprim edhe Armatat Thesprotia dhe Epiri.

Kundërmësymja grekepër fundon me depërtimin maksimal në territorin shqiptar në javën e parë të marsit 1941 në vijën Pogradec – mali i Vallamarës – Grabovë – Çorotati – Ujanik – Dobrushë – Spatharë – Arrëz e Madhe – pjerrësitë lindore të Shëndëllisë – pjerrësitë lindore të Golikut – mali i Terzorit – mali i Barit – Progonat – Nivicë – Çipini i Bolenës – bregu jugor i përroit të Bardhë – mali i Vunoit – pjerrësitë lindore të malit të Mblerëzës – Himarë.

Nga 6 janari deri në më 9 mars ushtria greke ka zgjerime, por ajo humb iniciativën e cila merret sërish nga ushtria italiane, e cila kaloi në mësymje të përgjithshme deri më 25 mars, ndonëse nuk përparoi asnjë metër.

Angazhimi i forcave në këtë luftë jepet nga historiografia ushtarake shqiptare e para vitit 1990 në këto raporte:

Trupat greke : 15 divizione me rreth 135 batalione dhe nga trupat italiane 27 divizione me 142 batalione. Gjithësej u përdorën 2500 gryka zjarri artilierie dhe mortaje.

Sipas etapave të sipërpërmendura, grekët përdorën: në linjën Kastoria – Korçë – Elbasan 5 divizione. Në linjën Karasovan – Frashër – Berat 6 divizione dhe në drejtimin Janinë – Gjiroktastër – Tepelenë 4 divizione.

Të dhënat e mësipërme japin një ide të përciptë, por deri diku të saktë të asaj që ndodhi në atë periudhë, kur luginat e Vjosës dhe të Osumit, bashkë me rajonin e Korçës, ranë nën kontrollin ushtarak grek.

Sa i përket viktimave, libri në fjalë jep këto të dhëna(duke iu referuar luftës në tërësi):

Për palën greke: 13 408 të vrarë dhe 11 000 të ngrirë.

Për palën italiane: 12 755 të vrarë, 12 368 të ngrirë dhe 25 067 të humbur(faqe 330). /Respublica

LISTA E PLOTË/ Zbulohet drafti grek i zhvarrimeve: Eshtra ushtarësh edhe në Kuç të Vlorës e Himarë

Ministria e Jashtme greke ka sjellë prej kohësh në një draft që sipas tyre është harta e shpërndarjes së eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, në luftë me italianët.

Drafti fillestar është i zgjedhuar në  katër qarqe: Gjirokastër, Korçë, Vlorë dhe Berat. Në këtë të fundit bëhet fjalë vetëm për një fshat të Skraparit, kurse në qarqet e tjera harta zgjerohet thellë në hapësirën shqiptare.

Bën përshtypje se kjo “hartë” ka zgjeruar versionin e vjetër të “Vorio Epirit” dhe ka depërtuar edhe në Kuç të Vlorës, duke u përshtatur me reformën administrative territoriale, raporton “tesheshi”.

Kuçi është bashkuar me Himarën vetëm në vitin 2015, kur u zhvilluan zgjedhjet vendore, por dosja e Athinës ka qenë “preçize” siç dhe listat e “Gjeneralit të Ushtrisë së Vdekur” të Ismail Kadaresë.

Bëhet fjalë për evidence varresh në shumicën e fshatrave të Gjirokastrës, Delvinës, Kolonjës, por edhe thuajse të gjitha fshatrat e Himarës, madje edhe në Vuno e Kuç, ku nuk flitet asnjë fjalë në greqisht.

Ministria e Jashtme greke ka lëshuar një deklaratë  ku përshëndet nisjen e procesit të miratuar në Korçë nga ministrat Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias.

“Një hap i rëndësishëm është marrë sot përsa i përket ushtarëve grekë të vrarë gjatë luftës Italo-Greke gjatë vitit 1940 deri në vitin 1941.  Në negociatat e Kretës gjatë nëntorit të kaluar u diskutua çështja e varrezave të viktimave greke. Tashmë marrëveshja është duke u implementuar hap pas hapi, duke çuar në zgjidhjen e kësaj çështjeje humane”, shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke.

Më poshtë lista e plotë e inventarit të eshtrave që disponon Athina, përveç Dragotit që nisën sot.

Qarku Gjirokastër

Tepelene

Dragoti  674 varre

Qyteti Gjirakastër 2 varre.

Fshatin Derviçan 2 varre.

Fshatin Sopik 3 varre.

Fshati Vodhino 4 varre.

Fshati Jergucat 2 varre.

Fshati Dhuvjan 1 varr.

Fshati Kakavie 8 varre.

Fshati Drite 8 varre.

Fshati Kolonjë 10 varre.

Fshati Konçkë 1 varr.

Fshati Zhej 6 varre.

Fshati Labovë e Vogël  4 varre.

Fshati  Çatistë 2 varre.

Fshati Glinë 11 varre.

Fshati Zervat 1 varr.

Fshati Labovë e Poshtme  1 varr.

Fshati Vanistë 2 varre.

Fshati Gjat 2 varre.

Fshati Grapsh  17 varre.

Fshati Bularat 47 varre.

Fshati Picar  1 varr.

Qyteti i Përmetit 802 varre.

Fshati Kutal 25 varre.

Qyteti Këlcyrë 56 varre.

Fshati Psar 2 varre

Fshati Komarak 3 varre

Qarku Berat

Fshati Kulmak-Ujanik   16 varre.

Qarku Korçë.

Fshati  Sovjan 9 varre.

Fshati Dushar 3 varre.

Fshati Trebickë 1 varrë

Qyteti Korçë 1 varr.

Ersekë

Fshati Borovë 2 varre.

Fshati Kagjinas 2 varre.

Selenicë e Pishës 1 varr.

Furrat e Gëlqerës Borovë 2 varre.

Fshati Kaltanj   1 varr.

Selenicë e Pishës 1 varr.

Pogradec

Fshati Remej 17 varre.

Varret e Grekut ( Qafa e Lipovës) 41 varre.

Leshnicë 17 varre.

Dardhas 2 varre.

Guri i Velgovës 1 varr.

Osnat 3 varre.

Nicë 2 varre.

Qyteti i Pogradecit 10 varre.

Qarku Vlorë

Sarandë

Fshati Muzinë  1 varr.

Dhrovanjë  2 varre.

Qyteti Delvinë 38 varre.

Nivicë 3 varre.

Vlora

Fshati Kuç 2 varre

Himarë (fshat Vanova e Zamarit) 6 varre

Himarë ( fshat-Kumano) 1 varr

Himarë ( fshat-kisha e Shën Thanasit)1 varr

Himarë (qytet) 6 varre.

Himarë ( Llaman) 3 varre.

Vuno (Shëngjergj) 3 varre.

Vuno (gropa e kishës) 6 varre.

Kallarat 1 varr.

Vranisht 8 varre.

Mali i Skutaras  6 varre.

Bolenë 22 varre. /voal.ch /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Efekti Mandela: Pse disa njerëz kujtojnë ngjarje që nuk kanë ndodhur kurrë?

A keni kujtuar ndonjëherë diçka me siguri të plotë, për ta zbuluar më vonë se…

4 hours ago

Heroizmat e Grave Shqiptare në Luftën për Pavarësi

  Gratë shqiptare kanë luajtur një rol vendimtar në historinë e kombit tonë, duke u…

6 hours ago

Pse Çabej e “fshiu” himnin e tij?

Himni i flamurit që shkroi Çabej, në konkursin e vitit 1937: Atje lidhet besa e…

19 hours ago

Shqiptarë të famshëm që vunë themelet

Është e dëshmuar se për 500 vite, shqiptarët kanë qenë pjesë integrale dhe e pandarë…

20 hours ago

Teuta, sundimtarja që për hajni e humbi një mbretëri

Mbretëresha Teuta e Ilirisë dhe ushtria e saj pirate, sunduan Detin Adriatik në lashtësi dhe…

20 hours ago

Ja gabimi që të gjithë bëjnë kur përgatisin çajin

  Është fakt se bërja e një filxhani çaji duket dhe është një proces i…

21 hours ago