Pas themelimit të Perandorisë Latine në vitin 1204 nga Republika e Venedikut, mbretëria e Francës, e ndonjë vendi tjetër europian, shteti i Arbërit, Epirit dhe Moresë (sikurse kishte vepruar më parë mbretëria e Kroacisë në vitin 1102 me mbretërinë e Hungarisë), do të kërkojnë mbrojtje nga bujaria e shteteve në fjalë, të cilat kishin sjellur në Arbëri edhe traditën europiane të herladikës. Derisa, sipas traktatit në Viterbo të Italisë (1267), Epiri dhe Morea do të inkuadrohën nën mbrojtjen e Karlit I Anzhuin, këtë veprim do ta parapelqejnë edhe kryezotërinjtë arbër në vitin 1272, vit ky që përkon edhe me themelimin e Mbretërisë së Arbërit (De Regnum Albaniae) në krye me Karlin I (Rex Albaniae), me seli në Durrës. Në këtë kontekst, hereladika arbërore, e cila ruante simbolikën, që nga kohët më të hershsme të qytetërimeve të Mediteranit, fuqishëm do inkuadrohet në rrjedhat e mëtejshme të Europës Perëndimore, në veçanti të shteteve italiane të kohës. Kjo traditë e pasur europiane do të manifestohet sidomos te heraldika e familjeve të njohura arbërore, si, bie, fjala te kastriotët, dukagjinët, të cilët zotëronin edhe me Rrafshin e Dukagjinit dhe trevën e Prizrenit së bashku me qytetin.
Vendosja e pushtetit osman do ta ndalon këtë proces të trashëgimisë tonë të pasur, e cila do të vazhdon sërish vetëm nga 28 Nënori i vitit 1912!
Një studim i fundit sugjeron se konsumimi i lëngut të panxharit mund të ndikojë…
Në fillim të viteve ’70, Enver Hoxha, i prekur nga diabeti dhe probleme të…
Bomba në ambasadën sovjetike ishte justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22…
Rreth 3,000 anije në muaj kalojnë normalisht nëpër Ngushticën e Hormuzit në Lindjen e…
Të thjeshta, ekonomike dhe të mbushura me vlera ushqyese, vezët e ziera janë…
Një rreth në Zalaegerszeg në perëndim të Hungarisë ka kushtuar 1.5 milionë euro nga…