Pasi shkrepi këtë foto, fotografi i njohur vrau veten (FOTO)

Në ë vitin 1994, një nga fotoreporterët më të famshëm të Afrikës së Jugut, Kevin Carter ka kryer vetëvrasje, dy muaj pasi iu dha çmimi prestigjioz “Pulitzer” për një foto të një vajze të uritur nga marsi i vitit 1993, në kohën kur Sudanin e kishte goditur kriza e urisë.

Carter së bashku me disa shokë të tjerë fotoreporterë ishin pjesë e kolektivit, që u bë i njohur si “klubi Beng Beng”, për shkak të burrërisë së tyre në kohën e trazuar të aparteidit në Afrikën e Jugut, para zgjedhjeve të para demokratike në atë vend.
“Ata ishin të gatshëm për të vënë veten në front përballë rrezikut, shumë herë ishin arrestuar, por kurrë nuk hiqnin dorë.

Ata ishin me të vërtetë të gatshëm të sakrifikojnë për atë që ata besonin”, kështu i kishte përshkruar dikur fotografi i famshëm luftës James Nahtvej. Shkretëtira e mjeruar e gjeti veten në qendër të opinionit botëror, pasi imazhit që Karter i bëri një vajze të vogël, jo më të vjetër se tetë vjet dhe shqiponjës e cila me padurim priste frymëmarrjen e saj të fundit shkruan ekspress.

Ai nga disa dhjetëra metra bëri foton që përshkroi katastrofën humanitare nëpër të cilën po kalonte Sudani. Me kujdes dhe maturi, Carter shkrepi foton për mos ta trembur grabitqarin. Pas 20 minutave dëboi grabitqarin duke shikuar si vajza në agoni vazhdon rrugën e saj drejt një qendre të të ushqyerit.

Me urdhër të paqeruajtësve vendor, nuk i lejohej të prekë vajzën për shkak të rrezikut të sëmundjes. Pas përfundimit të fotografisë, u ul nën një pemë, ndezi një cigare, duke folur me Perëndinë dhe duke qarë. Kolegu i tij Silva kujton se pasi kësaj ra në depresion duke dëshiruar ta përqafojë vajzën e tij.

Në të njëjtën kohë, gazeta e “New York Times” kërkonte fotografi nga Sudani, dhe pas imazhit të Carter të publikuar, qindra njerëz thirrën për të pyetur për fatin e vajzave, pas së cilës gazeta publikoi edhe një koment në të cilën thuhej se nuk dihej nëse vajza kishte arritur deri te qendra për ushqim. Së shpejti, gazetat në mbarë botën publikuan fotografinë.

Fotoja është përzgjedhur për çmimin prestigjioz Pulitzer, i cili Carter i siguroi famë në korridoret fotografike në mbarë botën. Megjithatë, jeta e tij ishte një rrëmujë. Në ditën e fundit të jetës së tij, Carter thuhet të ketë qenë i lumtur gjersa në letrën e tij lamtumirëse kishte shkruar se po shkon për tu bashkuar me fëmijët e pafat imazhet e të cilëve e kishin prekur thellë në zemër. /albeu

postbck postbck

Recent Posts

Përse flamengot qëndrojnë vazhdimisht në njërën këmbë?

Pos që janë të njohur për ngjyrën e trëndafiltë të puplave të tyre, flamengot janë…

17 hours ago

Rëndësia e origjinës, sipas rastit të Marko Boçarit: Sonte nisem për të luftuar kundër shqiptarëve!

Nga: Daut Dauti Në gusht të vitit 1823, Lord Byroni qëndronte në anijen “Hercules”, jo…

18 hours ago

Fenomen i pazakontë në brigjet e Floridas, pse uji i detit kthehet në ngjyrë të kuqe?!

  Një studim i ri ka hedhur dritë mbi shkakun e baticave të kuqe që…

20 hours ago

Pse janë unike shenjat e gishtave?

  Shenjat e gishtave janë karakteristika unike të çdo individi, të formuara gjatë zhvillimit fetal.…

20 hours ago

8 nga ushqimet më të mira kundër kancerit. Është koha për të filluar t’i shtoni ato në dietën tuaj

  Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, një i rritur mesatar në Shtetet e Bashkuara ka…

22 hours ago

Si të dalloni shenjat e para nese femija është autik

  Një diagnozë mund të ndryshojë jetën dhe marrja e saj më shpejt se sa…

22 hours ago