Studiuesi Armand Plaka, kishte sjellë pamje të rralla të divizionit të Kosovës të njohur si “SS Skanderbeg”. Fotografitë janë marrë nga faqja e internetit e Arkivave Kombëtare të SHBA-ve dhe nga Administrata Dokumentare (NARA). Ato janë bërë nga fotografi gjerman i luftës, Georg Westermann, i cili shoqëroi divizionet e ndryshme “Waffen-SS” në Ballkan.
“Diçitura ka këtë përmbajtje: Në qendër të Prizrenit mbi urën e Bistricës, komandanti SS August Schmidhuber, fton komandantin e Armatës së Dytë, Gjeneralin e Trupave Malore, Boehme, për të inspektuar Gardën e Nderit. Në sfond shihet edhe Xhamia e famshme e Sinan Pashës, si dhe Kisha Ortodokse e Shën Gjergjit (thellë nga e djathta).
Ndryshe nga fotot e tjera të koleksionit të Westermann, të sjella nëpërmjet Robert Elsiet, ajo paraqet një moment më të plotë, me një pamje e skenë më të hapur në qytet, ku fare qartë dallohen dhe banorët dhe dyqanet me emra shqiptarësh. Kjo e shton edhe më shumë dyshimin se ato nuk janë pjesë e koleksionit “Westermann”.
Pjesë të këtij koleksioni dhe përtej tij, duket se janë edhe dy prurje të tjera që lidhen me Divizionin SS-Skanderbeg, të cilat edhe pse mund të komentohen në mënyra të ndryshme, padyshim se pasurojnë edhe më shumë fondin tonë të fotografive me vlera e sfond historik”, ka shkruar Plaka.
Përbërësit: disa gjethe rozmarine, 3 kokrra limon, 250 gr mjaltë, 1 litër ujë. Shtrydhni…
Viti 1816 ka hyrë në histori si “Viti pa Verë”, një nga anomalitë klimatike…
Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme për funksionimin e duhur të…
] Mollët dhe dardhat janë fruta të pasura me vlera ushqyese dhe mund të jenë…
Historia shqiptare nuk është vetëm histori kryengritjesh, heronjsh dhe luftërash për liri. Ajo është edhe…
Mjekët paralajmërojnë se simptomat e para shpesh nuk janë dhimbjet e kokës, por…