<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Mark Sadiku në krye të Djelmnisë së Shalës dhe kryetar i forcave nacionaliste të Dukagjinit

Mark Sadiku u lind në vitin 1889 në fshatin Pecaj të Shoshit, babai i tij ishte Sadik Mark Shendi i cili ishte i vëllai i Mehmet Shpendit, heroit të famshëm dhe prijsit të malësorve të Veriut. Që kur ishte gjallë Mehmet Shpendi, shtëpia e tij në Pecaj të Shalës, formoi për herë të parë Djelmninë e Shalës, e cila kishte për qëllim që të ruante zakonet e maleve, të ndante pleqnitë në kuvendet e burrave dhe të udhëhiqte malsorët në luftrat kundër të gjithë armiqëve. Mark Sadiku u vendos në krye të Djelmnisë së Shalës, e gjatë gjithë periudhës së Monarkisë, ai ishte një nga burrat më të respektuar të asaj treve. Ashtu si shumë nacionalistë të tjerë edhe Mark Sadiku e kundërshtoi hapur pushtimin fashist të Shqipërisë, gjë e cila u bë shkak që ai të arrestohej e të internohej në ishujt e Italisë. Ai vuajti për më shumë se katër vjet në burgjet e Italisë. Pas lirimit nga internimi dhe ardhjes në Shqipëri, Mark Sadiku i Shalës shkoi në vëndlindjen e tij, ku e pritën me mjaft përzemërsi.

Nënprefekti i Plavës e i Gucisë, Shem Seferi mblodhi burrat e fiseve të Malsisë së Madhe, Dukagjinit e Malsisë së Gjakovës në një kuvend të madh per te mbrojtur tokat shqiptare. Me shume se 10 mije burra te armatosur u mblodhen ne ate kuvend. Gjatë atij kuvendi, Marku beri propozimin se prej asaj dite duhej dhënë besa e burrit prej të gjithë atyre personave të cilët kishin ngatërresa, t’i ndërprisnin ato. Ai gjithashtu tha se kufijtë etnikë nuk ishin të një fisi apo të një bajraku, por ato ishin të gjithë popullit mbarë pa dallim feje, ideje dhe krahine.

Mark Sadiku, jo vetëm si Kryetar i Djelmnisë së Shalës, por edhe si kryetar i forcave nacionaliste të Dukagjinit, mblodhi të gjithë pushkatarët e asaj krahine dhe menjëherë kaloi Qafën e Pejës e u bashkua me forcat e Prek Calit të Kelmendit e me ato të Xhem Sadrisë që erdhën nga Malsia e Gjakovës. Luftimet që u zhvilluen në Qafë të Previsës e në Vasoviq, përfunduen me fitoren e luftëtarëve shqiptarë. Pas kësaj Mark Sadiku me gjithë luftëtarët që kishte me vete, u kthyen në vendin e tyre.

Menjëherë sapo mbaroi Lufta dhe brigadat komuniste të partizanëve hynë edhe në Shkodër, Marku së bashku me dy djemtë, Sadikun e Gjeton, dolën nëpër male me qëllim që të ruheshin prej komunistave,të cilët po vritshin dhe po burgosshin shumë njerëz të pafaj. Per shkak te kushteve te kqija dhe bllokimit te rrugeve Marku bashke me 2 djemt u dorzuan.

Ata i burgosen në burgun e Shkodrës ku ata i patën torturuar rendë. Ne vitin 1945, në malsitë e Shalës e Shoshit u bene mbledhje të shpeshta ku thërritej i gjithë populli me detyrim dhe u behej propagandë komuniste. Një nga këto mbledhje u be në Bregun e Lumit në Shalë ku atje iku dhe Mark Sadiku për mik te Balë Mark Milani. Atë ditë pa filluar mbledhja, hasmi i Markut e qelloi tre herë me pushkë dhe e la atë të vdekur. Ndërsa Marku akoma nuk kishte dhëne shpirt, Balë Mark Milani që mbeti i prere në besë, qelloi me pushkë dhe e la të vdekur në vend vrasësin e Markut. /traditat, instagra /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Sa gradë duhet të jetë frigoriferi në verë? Mos e vendosni poshtë kësaj temperature

    Shumë persona besojnë se ushqimet ruhen më mirë kështu, por një rregull i…

16 hours ago

Spreji kundër diellit nuk përdoret siç mendoni, dermatologët tregojnë gabimet që mund t’ju kushtojnë lëkurën

    Dermatologët këshillojnë si ta aplikoni drejt, sa shpesh duhet ta përsërisni dhe pse…

17 hours ago

Ushqimet që pastrojnë organizmin

    Problemet gastrointestinale janë shumë të përhapura dhe kjo ndodh për faktin se shumica…

19 hours ago

Do habiteni/Çfarë mban të fshehtë përkrenarja e Skenderbeut?!

    Okultizmi si vizion alternativ shpjegon gjuhën simbolike të përkrenares Përkrenarja e Skënderbeut është…

21 hours ago

Pse nuk duhet t’i pini ilaçet asnjëherë në stomak bosh

    Duhet të dini se nëse një ilaç i caktuar duhet shoqëruar me ushqim…

21 hours ago

Alarm në Spanjë: Ky është një rrezik i jashtëzakonshëm për popullsinë!

    Agjencia meteorologjike spanjolle “Aemet” ka lëshuar një paralajmërim të kuq për nxehtësi ekstreme…

22 hours ago