<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ky ka qenë tërmeti më katastrofal i regjistruar ndonjëherë në botë

Njerëzit kanë regjistruar tërmetet që gati 4 mijë vjet. Nga ato që i dimë, më vde kjeprurësi që ka ndodhur ndonjëherë ka ndodhur në Kinë në vitin 1556 pas Krishtit me datën 23 janar. Një tërmet i fortë kishte goditur provincën e Shaanxi si dhe provincën fqinje të Shanxi duke lënë të vd ekur më shumë se 830 mijë persona.

Të dhënat historike shpesh i referohen kësaj ndodhie si Tërmet i Madh i Jianjing, pasi që ndodhi gjatë kohës kur Perandori Jiajing ishte në fron në dinastinë Ming.

Numri i viktimave vjen nga të dhënat lokale që gjithashtu kishin regjistruar edhe 26 tërmetet tjera në rajon. Në ato të dhëna përshkrimi i tërmetit Jianjing është shumë ndryshe nga të tjerat. Ato përshkruajnë male që ishin nivelizuar me tokën, vërshime, zjarre që nuk u ndalën për ditë me radhë, dhe një ndërrim drastik në sipërfaqen e tokës. Të dhënat tregojnë se disa vendbanime kishin humbur 60% të popullsisë së tyre.

Edhe pse nuk dihen sigurt a janë të gjitha të dhënat të sakta, Jianjing ende konsiderohet sikur tërmeti më vde kjeprurës pasi që numri i të vd ekurve është shumë më i madh se në fatkeqësi tjera.

Numri më i afërt i viktimave me tragjedinë e Jianjing, ishte tërmet i vitit 2004 dhe tsunami në Oqeanin Indian që vrau përmbi 230 mijë persona në Indonezi, Tajlandë, Shri Lankë dhe Indi.

Pas zhvillimit të shkallës Richter në vitet e 30’ta të shekullit të kaluar, shkencëtarët kanë një teori se tërmeti në Shaanxi ishte diku mes 8.0 dhe 8.3 në magnitudë. Pra jo më i forti që është regjistruar ndonjëherë, por që shkaktoi shumë dëme.

Tërmeti më i fuqishëm ishte i shkallës 9.5 në tërmetin Valdivia që goditi Kilin në vitin 1960. Tërmeti krijoi një tsunami që vrau diku 5.700 persona. Tsunami i vitit 2004 u regjistrua me një magnitudë 9.3 shkallë.

Kur ndodhi tërmeti në Kinë, u morrën masa nga populli kinez që ndërtimet e ardhshme të ishin më të sigurta. Materialet e ndërtimit u ndryshuan duke përdorur materiale më të buta sikur bambuja dhe druri, që edhe kur të ndodhtë tërmeti do rezistonte më shumë dhe do shkaktonte më pak dëme.

Akademiku Qin Keda që i mbijetoi tërmetit doli me disa këshilla për kujdes gjatë tërmetit.

“Në fillim të tërmetit, njerëzit që janë brenda nuk duhet të dalin menjëherë jashtë. Vetëm shtrihuni dhe pritni. Nëse foleja kolapsin, disa vezë në të ende mund të jenë të paprekura”, tregonte ai.

Këshillat e tij ishin të drejta dhe këto janë këshillat që jepen edhe sot nga institutet sizmiologjike.

“Shtrihuni, mbulohuni dhe mbahuni”, ishin këshillat që dha ai para 450 viteve.

postbck postbck

Recent Posts

Ja sa lëng limoni duhet të përdorni për pastrimin e veshkave

    Një limon i plotë përmban 139 për qind të dozës së rekomanduar të…

5 days ago

Si të dallosh herët sëmundjen e mëlçisë?

    Mëlçia jonë ndeshet çdo ditë me një sërë substancash, shumë prej të cilave…

1 week ago

Tetë shenja në gojë që mund të jenë simptoma të diabetit

    Diabeti mund të mbetet i pazbuluar për shumë vite, sepse nivelet e larta…

1 week ago

Përse shumë njerëz po vendosin letra higjienike në frigorifer: Kur të dëgjoni arsyen, do të bëni të njëjtën

    Nëse nuk jeni në dijeni, letra higjienike në historinë e frigoriferit, sado e…

1 week ago

Keni hapur llogari të rreme? Kujdes, mund të ndiqeni penalisht…

Profilet e rreme që fshihen pas identiteteve të sajuara, mesazhe kërcënuese, shantazh, fyerje e gjuhë…

1 week ago

Keni mace në shtëpi? Ky rregull i ri mund t’ju kushtojë shtrenjtë

  Mijëra pronarë macesh në Britani rrezikojnë gjoba të majme, pasi rregullat e reja për…

1 week ago