<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Altari i hyjnive të fatit në Dardani

Shkruan; Haxhi MEHMETAJ

Në hyjnitë Fortuna dhe Bonus Eventus, të shoqëruar më gjeniun e vendit, nën Interprtatio Romana fshihen hyjnitë vendëse ilire të fatit. Mendojë që altari sipas mënyrës së skalitjes simetrike të shkronjave do datuar në shek. III. pas Krishtit. Për nga forma tri pjesësh është i vetmi i këtij lloji në Dardani.
Kur familja e R. Haxhiajt nga fshati Raushiq i komunës së Pejës po rrënonte gërmadhat e kullës së djegur gjatë luftës së vitit 1999, në portën e kullës zbuloi disa monumente të lashtësisë , në mesin e të cilëve edhe një altar mermeri më mbishkrim latin.
Altari ka pësuar disa thyerje e dëmtime gjatë përshtatjes si material ndërtimor. Dimensionet e tashme të tij janë: 105x 40×18 – 29cm. Përkundër dëmtimeve dhe humbjes së formës, kemi të bëjmë me trupin e një altari votiv të përberë prej tri pjesëve. I mungon baza dhe kurora. Për nga forma tri pjesësh është i vetmi i këtij lloji në Dardani. Në fushat mbishkrimore është skalitur ky mbishkrim:
…RTVNAE /…ONSER / …ATRICI / BONO EVENTO / GEN…/LOC…
Lexohet : (Fo) rtunae / (c) onser- / (v) atrici / Bono Evento / Gen(io) loc (i).
Altari i është përkushtuar bashkësisë së hyjnive Fortunes , Bonus Eventus dhe Genius locit, të cilët në ketë përbërje, së bashku, shfaqen për herë të parë në Dardani. Ndërsa veç e veç kulti i tyre është dëshmuar edhe më parë. Në monumente kushtuar Fortunës, hyjnesha shfaqet më epitetet Sacra, Salutaris, Aeterna, Dea dhe Domina. Ndërsa nuk ka qenë e njohur më epitetin conservatrici (mbrojtëse).
Bonus Evnetus hyji i fatit të mirë, bereqetit, përfundimit të mirë dhe i suksesit në përgjithësi shoqërohet më epitetet Dom(nus) dhe Dom(n)a. Geniusi / Ora përgjithësisht radhitet në grupin e hyjnive të shtëpisë. Gjenitë ishin huazuar nga religjioni romak dhe adaptuar nga vendësit. Në Dardaninë qendrore adhuroheshin në cilësinë e mbrojtësve të stacioneve dhe të vendeve ilire.
Në hyjnitë Fortuna dhe Bonus Eventus, të shoqëruar më gjeniun e vendit, nën Interprtatio Romana fshihen hyjnitë vendëse ilire të fatit. Mendojë që altari sipas mënyrës së skalitjes simetrike të shkronjave do datuar në shek. III. pas Krishtit.


Altari i Raushiqit (rekonstruksion ideor) /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

2 hours ago

Disa metoda për të parandaluar ftohjen

    Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…

3 hours ago

Këto ushqime nuk duhet t’i hani kurrë me stomak bosh

    Të gjithëve na ka ndodhur të gjejmë një situatë ku jemi zgjuar ose…

3 hours ago

Pesë gabime të zakonshme që mund t’i mbushin muret me myk gjatë dimrit

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

24 hours ago

Dëshironi ta lini duhanin? Ja disa hapa që mund t’ju ndihmojnë

    Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…

24 hours ago

Kura me gjethe ulliri që ndihmon në trajtimin e hipertensionit

    Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…

1 day ago