<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Shmangini këto ushqime nëse vuani nga tiroidet

Kujdesi mjekësor i duhur dhe në kohë i tiroideve është çelësi i një trajtimi të suksesshëm.

Ashtu siç dieta luan rol të rëndësishëm në funksionimin e gjëndrave të tiroideve, është jetike edhe shmangia e ushqimeve të caktuara nëse vuani nga kjo sëmundje.

Këto janë ushqimet që nuk u bëjnë mirë tiroideve:

Sheqeri – Karbohidratet, sidomos sheqeri, janë të dëmshme sepse çrregullojnë nivelet e sheqerit në gjak. Kjo duhet të shmanget nëse vuani nga sëmundja auto-imune e tiroideve. Po ashtu, ushqimet me sheqer ndikojnë në funksionimin e pankreasit, gjë që çon në rezistencën e insulinës. Si pasojë dëmtohen tiroidet dhe gjithashtu ulet niveli i hormoneve të tiroideve.

Kafeja – Njerëzit që vuajnë nga tiroidet duhet të kenë kujdes me konsumin e kafesë. Nëse konsumoni kafe në sasi të moderuar, atëherë nuk i dëmtoni tiroidet. Por, nëse konsumimi është tepër i lartë, kafeja rrezikon funksionimin e gjëndrave të veshkave. Konsumimi i kafesë stimulon sekretimin e hormoneve të epinefrinesë dhe norepinefrinesë nga gjëndrat e veshkave. Kjo çon në probleme të ndryshme me tiroidet dhe veshkat.

Ushqimet e skuqura – Ushqimet e skuqura duhet të shmangen nëse po mjekoheni për tiroide. Këto ushqime ndërhyjnë në efektin e mjekimeve dhe ndikojnë negativisht në sekrecionin e hormoneve të tiroideve në trup.

Glutina – Ushqimet me glutinë janë një kërcënim i madh i tiroideve për shkak të gliadinës, një proteinë që trupi i njeriut e trajton si trup të huaj. Gjëndrat e tiroideve prodhojnë transglutaminaza, enzima që janë të ngjashme me gliadinën, kështu që konsumimi i glutinës bën që sistemi imunitar t’i sulmojë të dyja, gliadinën dhe transglutaminazën.

Soja
 – Konsumimi i sojës lejohet në sasi të moderuar, sepse ndërhyn në përthithjen e hormoneve sintetike në trup. Rekomandohet që pasi të keni marrë mjekimet për tiroidet, duhet të prisni të paktën katër orë përpara se të konsumoni sojë. Kështu i jepet mjaftueshëm kohë trupit për të përpunuar substancat më vete.

postbck postbck

Recent Posts

Para kafesë së parë në mëngjes duhet të bësh një gjë, një zakon që mund të bëjë një ndryshim të madh

    Një filxhan kafe është gjëja e parë që shumë njerëz kërkojnë sapo zgjohen,…

15 hours ago

Mos e injoroni këtë simptomë të këmbëve, mund të tregojë një problem serioz shëndetësor

  Kruarja e këmbëve është zakonisht një problem i padëmshëm dhe kalimtar, por nëse zgjat…

15 hours ago

Kujdes me këto pije, konsumi i shpeshtë mund të rrisë rrezikun për zemrën

    Disa pije që konsumohen shpesh, veçanërisht pijet e gazuara me sheqer dhe pijet…

15 hours ago

A mund t’i dëmtojë vrapimi gjunjët? – Faktorët që duhet të dini

    Vrapimi shpesh lidhet me frikën se mund të dëmtojë gjunjët për shkak të…

16 hours ago

Si ta kuptoni nëse keni kortizol të lartë – 10 shenja të stresit që e dëmtojnë trupin në heshtje

  Kortizoli vepron si një sistem alarmi i brendshëm në trup. Në situata stresi ose…

16 hours ago

Si i largoi ky baba 3 fëmijët nga tabletët?

    Babai dhe autori Kyle Halderman i tregoi YourTango-s se si e përjetoi ndikimin…

16 hours ago