<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Problemet shëndetësore që mund t’i hasni nëse keni dhjam në regjionin e belit

Një nga këshillat dhe rekomandimet, që dëgjohen shpesh është humbja e kilogramëve dhe dhjamit të tepërt të akumuluar në zonën e belit.

Sipas mjekëve rreziku i dhjamit në këtë zonë shkon përtej paraqitjes së jashtme. Ata shprehen se dhjami i akumuluar në zonën e belit dhe përreth organeve të brendshme është më i rrezikshmi nga të gjithë.

Vendndodhja e dhjamit ka shumë rëndësi

Zonat e trupit ku dhjami akumulohet më shumë janë:

jet dhe kofshët

Akumulimi i dhjamit në këto zona i jep trupit formën e dardhës. Në këtë rast akumulimi i dhjamit është krejt sipërfaqësor dhe qëndron nën lëkurë.

Zona e belit

Akumulimi i dhjamit në zonën e belit është pjesërisht nën lëkurë. Megjithatë, ai mund të shkojë më thellë duke rrethuar organet e brendshme. Trupi i njerëzve që shëndoshen kryesisht në zonën e barkut ka formën e mollës.

Edhe nëse njerëzit kanë një indeks të shëndetshëm të masës trupore, dhjamosja e zonës së belit rrit nivelin e sheqerit në gjak, tensionin e lartë dhe kolesterolin. Për më tepër, sipas të dhënave një gjë e tillë kontribuon në dhjamosjen e mëlçisë dhe shfaqjen e inflamacionit. Të gjitha këto probleme mund të nxisin sëmundjet e zemrës, mëlçisë apo diabetin.

Si mund ta reduktoni dhjamin në zonën e belit?

Një regjim i shëndetshëm ushqimor është faktori kryesor në arritjen e këtij qëllimi. Ju duhet të tregoheni të kujdesshëm me racionet dhe të jeni të vëmendshëm ndaj sasisë.

Sipas informacioneve ju duhet të konsumoni më shumë perime, drithëra të plota, fruta dhe arrorë. Peshku dhe produktet e bulmetit me pak yndyrë janë gjithashtu të rëndësishme.

Nga ana tjetër, ju duhet të minimizoni pijet e gazuara, yndyrnat si gjalpi etj, si edhe alkolin. Aktiviteti fizik është gjithashtu i rëndësishëm për të ngushtuar perimetrin e belit, por ai rrit edhe masën muskulare dhe përmirëson paraqitjen e jashtme të trupit.

Lëngu i majdanozit me limon e mjaltë për rënien në peshë

Çdo mëngjes duhet të pini esëll lëngun e një tufe majdanozi të përzier me lëngun e një gjysme limoni dhe mjaltë. Kjo kurë duhet ndjekur me përpikmëri çdo mëngjes për 5 ditë dhe më pas sërish pas një pushimi 10 ditor. Majdanozi dhe lëngu i limonit ndihmojnë për tretjen dhe oksidimin e yndyrës. Mund t’i shtoni edhe gjethe menteje për shije./agroweb/

postbck postbck

Recent Posts

Si të shëroni ftohjen përbrenda pak orëve

  Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…

1 hour ago

A i mbron qumështi i gjirit fëmijët nga tumoret

    Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…

1 hour ago

6 metodat e çuditshme se si zgjoheshin njerëzit para shpikjes së alarmit

  Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…

2 hours ago

Lidhja e Prizrenit 1878, Kararname-ja: ”Lidhja jonë është bashkuar për të kundërshtuar çdo qeveri tjetër përveç asaj të Portës së Lartë..”

Rezolutat e Lidhjes së Prizrenit 1878, “Kararname-ja” Më 10 qershor 1878, delegatë nga e gjithë…

2 hours ago

Në këtë popull një grua martohet me disa vëllezër – arsyeja do t’ju befasojë

  Sherpat në Himalaje praktikojnë poliandrinë për të mbajtur pronën të pandarë dhe për të…

2 hours ago

Trendi në rrjetet sociale, vaj ulliri me limon! A duhet ta provoni? Çfarë thonë ekspertët!

  Një përzierje e thjeshtë me vaj ulliri dhe lëng limoni së fundmi është kthyer…

3 hours ago